Në Kuvend bëjnë ”sherr”, por Amerika bashkon Tabakun, Pampurin me deputetët e PS-së

Edhe pse në Kuvendin e Shqipërisë bëjnë sherr dhe dalin në protesta kundër qeverisë, jashtë syrit të publikt dhe medias, deputetët janë miq. Deputetet e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku dhe Orjola Pampuri, i janë bashkuar kolegëve të tyre socialiste në vizitën në Kongresin Amerikën.

Dy deputetet demokrate dhe ata socialistë janë takuar me kongresmenen Representative Lisa McClain, bashkë-kryetare e grupit parlamentar për çështjet shqiptare në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së.

“Zhvilluam një bisedë të këndshme për marrëdhëniet bilaterale 100 vjeçare, mbështetjen e vazhdueshme për reformën në drejtësi & shtetin e së drejtës, sfidat aktuale euro-atlantike si vende anëtare të Këshillit të Sigurisë, si edhe mbështetjen e SHBA-së për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Rritja e investimeve amerikane në Shqipëri, si edhe vijimi i forcimit të marrëdhënieve ndërparlamentare AL-SHBA u diskutuan në këtë takim me kongresmenen McClain”, thotë ish-ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

SHKARKO APP