Në mes të detyrës, ikën prapritur nga Shqipëria edhe ambasadorja e BE-së

Placeholder Image

Një tjetër largim nga radhët e diplomatëve, por këtë herë i befasishëm. Sipas ”A2cnn”, ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Christiane Hohmann do të largohet nga vendi ynë në përfundim të vitit të parë të punës si përfaqësuese e Brukselit në Tiranë. Në fund të muajit korrik, ajo do të largohet nga detyra që mban aktualisht, të cilën e nisi gushtin e vitit të kaluar.

Hofmann do të shkojë ambasadore e Gjermanisë në Irak, duke dalë nga shërbimi diplomatik i Bashkimit Evropian, për t’u rikthyer si pjesë e diplomacisë së Berlinit zyrtar.

Ende nuk dihet kush do të jetë zëvendësues i Hohmann në Tiranë. Para se të niste detyrën në Shqipëri, në gusht 2022, Christiane Hohmann ishte ambasadore e Gjermanisë në Estoni. Më parë, ajo ka shërbyer si ambasadore e Berlinit në Bosnje dhe Hercegovinë në vitet 2016-2019.

SHKARKO APP