”Në pikëpyetje nderi i Këshillit të Europës”, Rama: E vërteta e Kosovës nuk mbulohet nga hipokrizia

Pas fjalimit që shkaktoi diskutimet e para, kryeministri Edi Rama tha në një deklaratë për gazetarët shqiptarë në Strasburg se nderi i Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Europës është vënë në pyetje. Rama mbajti një fjalim për të kërkuar mbështetje për ngritjen e një raporti që hedh poshtë akuzat e Dick Martyt mbi krimet e luftës në Kosovë.

“E vërteta e Kosovës nuk mbulohet dot nga asnjë lloj hipokrizie dhe sedër prekjeje e askujt. Këtu është gatuar një çorbë e shpifur në përpjekje për të bërë një pjatë të shijshme”, tha Rama.

Po ashtu i pyetur mbi reagimet që shkaktoi fjalimi i tij, Rama u përgjigj: “Nuk është nderi ynë në pyetje këtu, as i Kosovës. Këtu është nderi i këtij institucioni që duhet vënë në vend”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?