Në pikun e acarimeve me kryetarin e Bashkisë, Rama zbret në Vlorë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama zbret në Vlorë me tre ministre në një kohë që situata me kryetarin e Bashkisë, Dritan Leli është në pikun e acarimeve. Kjo vizitë vjen pasi Rama vendosi që të marrë mandatin si deputet i Durrësit, pas 8 viteve deputet në Vlorë, por edhe per te pare se si ecin punet ne kete Bashki problematike.
Kryeministri Rama bashkë me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, atë të Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku si dhe ministren e Arsimit, Evis Kushi zhvillon takim me rektorët e universiteteve në Vlorë.
Kryeministri do të ketë një takim edhe me asamblenë socialiste të Vlorës. Në fokus të diskutimit të jetë sigurisht edhe përplasja me kryebashkiakun Dritan Leli. Ky i fundit nuk ka rënë asnjë herë dakort për të zhvilluar përballjen me anëtarët e Këshillit Bashkiak.
Kryebashkiaku Leli është ”shpallur” tashmë si i padëshiruar nga Edi Rama, pasi nuk pranoi që të hiqte dorë nga posti i kryetarit të bashkisë Vlorë, për t’u angazhuar në fushatë elektorale si kandidat për deputet në garën e 25 prillit. Pritet për tu parë se çfarë do të ndodh në Vlorë, në këto temperatura ekstreme të larta.
Por nje gje dihet se largimi i Lelit do jete me doreheqje, me shkarkim apo arrestim. Kjo sipas burimeve te selise roze.