
Sërish në Pogradec. Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka zgjedhur Pogradecin për të kaluar fundjavën. Ajo ka postuar në Instagram një fotografi nga liqeni piktoresk i Ohrit, duke e shoqëruar edhe me disa vargje të poezisë së të madhit Lasgush Poradeci, “Mëngjesi”.