Në shtëpi apo në zyrën e PD do ta vuajë arrestin shtëpiak, Berisha?
Këtë të martë pritet që gjykata e Posaçme të vendos për masën e sigurisë ndaj ish-kryeministrit Berisha. SPAK ka kërkuar arrest shtëpie ose arrest me burg, gjë të cilën e ka miratuar parlamenti. Por në gjykatë mësohet se SPAK është dërguar për arrest shtëpie.
Gjykata do ta miratojë, por pyetjet janë nëse do ta vuajë në shtëpi apo zyrën e tij në PD?
Nëse do të vendosë në shtëpinë ku banon, Berisha asfiksohet politikisht. Nëse gjykata cakton masën e arrestit në zyrën e tij në PD, atëhere Berisha do ta kthejë zyrën në një “Mekë të vogël”, ku do të mblidhen miitantët te oborri i PD.
Kjo e dyta e mban zjarrin opozitar të ndezur, pasi Berisha do të flasë edhe nga dritarja e zyrës-shtëpi. Por nëse gjykata ia ndalon rrjetet sociale dhe daljen për të komunikuar me turmat demokrate, atëhere ka mundësi që SPAK të kërkojë arrest me burg.
KOHA JONË SONDAZH

