Në shtëpinë e presidentit në Paris/ Rama: Me një mik special, i kërkova këshilla
Udhëtimet e kryeministrit Edi Rama pas zgjedhjeve të 25 prillit kanë qenë të shumta, që tregojnë që kreu i qeverisë ka mbështetje nga aleatët në Europë.
Tashmë ai ndodhet në Paris, aty ku ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy e ka pritur në shtëpinë e tij.
“Me një mik special në shtëpinë e tij në Paris, presidentin Nicolas Sarkozy, me të cilin kam privilegjin të këshillohem për sfidat e Shqipërisë dhe rajonit tonë, në rrugën e zhvillimit ekonomik e social, e të integrimit europian”, shkruan Rama në facebook.