Në Turqi po numërohen votat. Kryeson partia e Erdogan
Rezultatet e deritashme në Turqi nxjerrin fituese Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim të presidentit Recep Rayyip ErdogNë bazë të votive të numëruara deri tani në Turqi, partia e Erdoganit prin me 50.5 % të votave.
Deri tani, janë numëruar rreth 80 % e votave në Turqi. Partia Popoullore Republikane e cila shihej si pretendtja dhe rivalja më e fortë e partisë së Erdoganit, deri tani ka mbledhur 24 % të votave derisa partia pro-kurde deri tani ka 10% të votave.
Kryeministri dhe lideri i partisë AKP, Ahmet Davutoglu ka shkruar në Tëitter: “Falënderimi i takon Zotit”. Ndërkohë gjatë ditës, dhuna ka shpërthyer në qytetin jug-lindor të Diyarbakir’it, ku policia ka hedhur gaz lotsjellër në drejtim të kurdëve të cilët janë përleshur me mbështetësit e Erdoganit.
KOHA JONË SONDAZH

