FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Në urimin e gjatë të Presidentit Begaj, mesazh edhe politikës: Të gjejmë frymën e dialogut

Presidenti Bajram Begaj i është drejtuar shqiptarëve me rastin e ndërrimit të vitit. Nëurimin e gjatë të kreut të Shtetit, ndër të tjera ka edhe një thirrje për politikën shqiptare, duke e ftuar në bashkëpunim dhe për një reflektim të thellë.

“Viti që po vjen do të jetë një vit zgjedhor, ndaj të gjithë aktorët dhe institucionet, duhet të garantojnë një proces zgjedhor të qetë e brenda të gjitha standardeve më të larta demokratike.

Konfliktualiteti, gjuha e urrejtjes dhe e mërive partiake, fragmentarizimi i energjive politike, opozicioni i fjalëve dhe jo i zgjidhjeve, duhet t’i mbeten së shkuarës. Është koha të kuptojmë se lufta jonë nuk është me njëri-tjetrin, por me varfërinë, me korrupsionin, me krimin dhe pasigurinë për një të ardhme më të mirë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?