Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 11:37 Erion Veliaj duhet t’i hapë rrugë Tiranës Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste, e parashikuar të mblidhet të shtunën, më 14 nëntor, në Gjirin e Lalzit, duhet të japë përgjigje përtej organizimit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Esmeralda Hasani
  • Protesta studentore
  • Shqipëri-Finlandë
  • Rama në Dublin
  • Sherr në Abu
  • Marshim në Varshavë
  • BB VIP Kosova
  • Kandidati për Tiranën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Esmeralda Hasani
  • Protesta studentore
  • Shqipëri-Finlandë
  • Rama në Dublin
  • Sherr në Abu
  • Marshim në Varshavë
  • BB VIP Kosova
  • Kandidati për Tiranën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Neglizhenca e shtetit varrosi njerëz për së gjalli”, Basha në Thumanë: Do ngremë zërin për të mos lejuar krime të tjera

Politikë E martë, 24 Dhjetor 2019 19:33
“Neglizhenca e shtetit varrosi njerëz për së gjalli”, Basha në Thumanë: Do ngremë zërin për të mos lejuar krime të tjera
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

“Shteti të vërë dorë, se edhe ne jemi njerëz”. Kjo është thirrja që e dëgjon nga pothuajse çdo banor i Thumanës, ku u vranë 24 peroan nga shembja e 2 pallateve dhe ku mbetën pa shtëpi me qindra familje të tjera. Shumë prej tyre i treguan Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kushtet e vështora në të cilat jetojnë, me fëmijë të sëmurë, me të moshuar, në çadra plasmasi, pas braktisjes nga autoritetet shtetërore.

“Nuk më kanë ofruar as hotel, as bonus, as shtëpi me qera.”- thotë një zonjë e revoltuar, pjesë e një familje me 15 persona, që e kalojnë dimrin sa në çadër, sa në verandën e shtëpisë, pasi kanë frikë të futen brenda shtëpisë së dëmtuar.  “Të na thotë, është e banuar kjo shtëpi? Të futem brenda. Nqse nuk është e banueshme, të dalim jashtë. Shteti nuk po pyet fare për ne. Jemi njerëz mbi të gjitha.”- shprehet vëllai i sja, i cili shqetësohet për fatin e të birit të mitur, që e kuron me ilaçe të kushtetueshme.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

”Nuk ka asnjë arsye që familjarët të mos sistemohet në banesa me qera të paguara nga shteti, përveç faktit që nuk duan të prekin lekët e oligarkëve. Për ne si opozitë, ky është krim. Këtu në Thumanë ka ndodhur një krim. 24 vetë janë varrosur për së gjalli për shkak të neglizhencës së shtetit. E njëjta neglizhencë kriminale që varrosi ata njerëz, e njëjta neglizhencë kriminale mund të kushtojë prapë jetë, sepse me motin e ftohtë, edhe fëmijët, edhe të sëmurët, edhe të moshuarit mund të sëmuren. Çfarë do të presim ne, që të ndodhë katastrofa?!” – theksoi kryetari i opozitës, Lulzim Basha, i cili apeloi për masa urgjente ndaj fëmijëve dhe të moshuarve. S’kemi ardhur as për politikë, as për vota. Nuk ka detyrë më të shenjtë për ne, si njerëz në rradhë të parë, si familjarë, si prindër, e pastaj edhe si opozitë që të jemi afër jush. Këtë kemi bërë, këtë do të bëjmë deri sa së bashku ta kalojmë këtë të keqe.”

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Basha vuri në dukje se qeveria e mbajti Thumanën për dy javë në qendër të vëmendjes me propagandë, për shkak të 24 viktimave, ndërsa tani e kanë harruar e braktisur duke i lënë në gjendje të mjeruar. “Ne nuk folëm në fillim fare se ishte tërmeti, ishin njerëzit nën rrënoja, por këtu ka ndodhur një krim, e pa u zbardhur ai krim, pa u çuar përgjegjësit para drejtësisë nuk kemi për të pushuar. Dhe për këtë ju jap fjalën, edhe ju dhe gjithë të afërmve të banorëve që kanë humbur jetën në ato rrënoja”- theksoi kreu i opozitës.

Mund t'ju interesojë

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për dialog

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për...

10 Nëntor 2026, 18:31
Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por të arritshme

Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por ...

9 Nëntor 2026, 16:03
Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun” në mjet përballë protestës

Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun...

7 Nëntor 2026, 19:02

Në të paktën 2 raste, dy kryefamiljarë treguan se kanë marrë kredi për të rregulluar shtëpitë pas tërmetit të 21 Shtatorit dhe tani janë në vështirësi të mëdha, sepse edhe shtëpitë u dëmtuan sërish nga tërmeti, edhe shteti nuk ekziston për ta. “Kam kërkuar që të verifikuar shtëpia me ekspertë, të mos pësoj edhe unë si pallatet. E dyta, kam kërkuar edhe një bonus qeraje si i verbër. Se unë akoma vazhdoj me kredinë për çatinë, tani në korrik e mbyll.”- i tha njëri prej tyre zotit Basha. “Kjo punë kërkon që të shkundet shteti dhe të vihet në krye të detyrës. Ky shtet i ka harru njerëzit.”- theksoi kreu i opozitës, i cili propozoi edhe një zgjidhje për këtë kategori qytetarësh. “Këto kredi të gjitha duhet të shlyhen nga shteti, se unë e di që ju nuk keni takat t’i shlyeni.”

Etiketat e lidhura

bashaThumanë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Erion Veliaj duhet t’i hapë rrugë Tiranës
Para 23 minutash

Erion Veliaj duhet t’i hapë rrugë Tiranës

Bilanci i përballjeve Shqipëri-Finlandë, kuqezinjtë synojnë të thyejnë traditën negative
Para 27 minutash

Bilanci i përballjeve Shqipëri-Finlandë, kuqezinjtë synojnë të thyejnë traditën negative

Edhe në Greqi protesta masive të studentëve: qira të larta dhe rritje e papërballueshme e çmimeve
Para 30 minutash

Edhe në Greqi protesta masive të studentëve: qira të larta dhe rritje e papërballueshme e çmimeve

Berisha komenton emërimin e Esmeralda Hasanit në krye të SHISH
Para 42 minutash

Berisha komenton emërimin e Esmeralda Hasanit në krye të SHISH

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 15 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 18 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

4 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 20 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.