Negociata mes Foltores dhe Bashës? Paloka: Do poste drejtuese për të qenë aktiv në politikë

Deputeti demokrat, anëtar i Komisionit të Rithemelimit të PD, Edi Paloka thotë se nuk ka negociata mes Foltores dhe Lulzim Bashës.

“Ndërmjetës midis nesh nuk ka pasur midis Komisionit të Rithemelimit dhe Lulzim Bashës. Ka pasur një kontakt apo takim të zotit Berisha me ish-deputetin Elmar Brok. Mesa di unë me kërkesë të Lulzim Bashës, në fund ka rezultuar që Brok i ka thënë Berishës që mbetesh e vetmja zgjidhje për këtë situatë në PD”.

Sipas Palokës, Basha kërkon që të marrë poste drejtuese para se të jap dorëheqjen nga posti i kryetarit të PD-së, në mënyrë që të mbetet aktiv në politikë.

Propozimit të grupit parlamentar që edhe ish-kryeministri Sali Berisha të mos garojë për t’u rizgjedhur në krye të PD, Paloka i përgjigjet duke thënë se kjo çështje zgjidhet nëpërmjet votës së lirë.

SHKARKO APP