Negociata Rama-Berisha? Botuesi Nikoll Lesi: Kushti kryesor është vula e PD-së

Botuesi i gazetës ”Koha Jonë”, Nikoll Lesi ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku foli për negociatat mes mazhorancës dhe opozitës së drejtuar nga Sali Berisha. Lesi tha se kushti kryesor i këtyre negociatave është vula e Partisë Demokratike, e cila i duhet dhënë shumicës që drejtohet nga Berisha.

“Ka një zhvillim pozitiv me PD-në e Berishës. Ardhja e Gjekmarkajt dhe Bardhit është pozitive, por jo një element që mund të rrëzojë Ramën.

Negociata ka mes PD së Saliut dhe shumicës parlamentare, por pala e Berishës kanë kërkuar ndër të tjera dhënien e vendimit të gjykatës për vulën dhe emrin e PD, pra që qeveria të fus hundët në gjyqësor. Po morën vulën dhe emrin kanë një shpresë. Për vulën dhe për siglën po luhet gjithçka.

Me Saliun që ka 500 mijë vota, nuk mundet Edi Rama me 800 mijë vota. Jo Gaz Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj, por edhe 50 të tjerë, nuk e rrëzojnë dot, sepse duhet pjesa gri që të bindet për të votuar opozitën. Nëse nuk preket 20 përqindshi gri, nuk kanë asnjë shpresë për të ardhur në pushtet”-tha Lesi ndër të tjera.

Ai shtoi se duhet që opozita të dalë në fushatë me emrin e kandidatit për kryeministër.

SHKARKO APP