FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Negociatat me Bashën- Ambasadori Donald Lu takim me kryeministrin Rama

Zhvillimet e një dite më parë ku kreu i qeverisë Edi Rama pranoi të takonte kreun e opozitës Lulzim Basha në tryezën e dialogut të thirrur nga Presidenti Bujar Nishani për gjetjen e një zgjidhjeje të ngërçit politik ku është futur vendi prej më shumë se dy muajsh, ka vënë në lëvizje sërish ambasadorin e SHBA-së në Tiranë Donald Lu.

Diplomati amerikan sapo ka mbërritur në Kryeministri ku po zhvillon një takim kokë më kokë me kreun e mazhorancës, ku mendohet se çështje e këtij takimi është pikërisht biseda 3-orëshe që ai zhvilloi me kryedemokratin Basha një ditë më parë.

Takimi Lu-Rama po mbahet para konferencës së paralajmëruar të kryeministrit Rama që do të mbahet në mesditë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Takimi në Presidencë

Swiss Digital Mobile Reklama

Lideri i opozitës Lulzim Basha ka zbardhur dje diskutimet me liderin e maxhorancës Edi Rama në tryezën e Presidentit të Republikës.

Basha sqaroi se kryeministri Edi Rama nuk ka vendosur më në tryezën e bisedimeve ofertën e kreut të komisionit të jashtëm të Parlamentit Europian, David McAllister për shtyrjen e zgjedhjeve në 16 korrik dhe emërimin e 4 ministrave teknike, çka nënkupton se këtë herë lideri i maxhorancës Rama e ka bërë të qartë se ministrat nuk do të ndryshojnë, por opozita mund të vendosë për emrin e zëvendëskryeministrit dhe disa zëvendësministrave, duke propozuar edhe ngritjen e një ministrie të posaçme për zgjedhjet.

Mësohet se Rama ka refuzuar shtyrjen e datës së zgjedhjeve parlamentare.

Burime nga palët bëjnë me dije se pjesë e ofertës së Ramës janë që për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të zbatohet votimi e numërimi elektronik, por jo instalimi i një qeverie teknike.

Kryeministri Rama ndërkaq është shprehur i hapur për të shtyrë zgjedhjet në Kavajë që mbahen të dielën.

Kjo ofertë është e papranueshme për opozitën dhe burime pranë opozitës bëjnë me dije se tashmë shpresat janë tek ndërhyrja e faktorit ndërkombëtar.

Vetë kreu i PD Basha pas përfundimit të tryezës në Presidencë, ka pasur një bisedë telefonike me Presidentin e Partisë Popullore Evropiane për të gjetur një zgjidhje për situatën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?