Negociatat, mediat bullgare: Ja shteti i 3-të që del ”kundër” Shqipërisë

Në pikun e lobimit të Shqipërisë në vendet të cilësuara skeptike ndaj çeljes së negociatave, mediat në Bullgari hedhin ”bombën” duke nxjerrë një shtet të ri që duket skeptik ndaj zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Duke u fokusuar në deklaratën e Kryeministrit të Danimarkës, Lars Løkke Rasmussen, mediet në bullgari shkruajnë se ai mendon si Presidenti i Francës, kundër zgjerimit të Bashkimit Europian.

”Jo, nuk mendoj se do ta mbështet këtë nismë. Ne duhet të jemi të sinqertë në lidhje me këtë çështje”, ka deklaruar Rasmussen. Ky qëndrim e bën Danimarka de fakto pjesë në grupin që e shohin strategjinë me skepticizën, si Franca dhe Holanda.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky qëndrim pritet të ndikojnë në vendimin që pritet të marrë Këshilli i Ministrave në qershor, lidhur me çeljen apo jo të negociatave me Shqipërinë. Serbia dhe Mali i Zi, i kanë filluar bisedimet, kurse Shqipëria, Maqedonia e Turqia janë vende kandidate, dhe presin të marrin një datë për të filluar bisedimet.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?