FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Negociatat Rama-Basha, flet Gramoz Ruçi: Garancitë që i ofruam PD-së

Zgjedhje të lira dhe me standarde. Kjo është garancia që maxhoranca i ka dhënë opozitës në tryezën e negociatave.

Kjo gjë është deklaruar sot në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së ku janë prezantuar edhe kandidatët për deputetë nga Gramoz Ruçi.

“PD-së i kemi dhënë garanci për zgjedhje me standarde”, mësohet të ketë thënë Ruçi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë më herët në mbledhje, kryeministri Edi Rama ka kërkuar nga kandidatët një proces të pastër zgjedhor dhe pjesëmarrje masive. “Nuk duam vota që nuk janë tonat”, ka thënë Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

Po kështu nga PS është deklaruar që nuk do lejohet asnjë abuzim dhe është kërkuar që të zgjidhen komisionerë perfekt.

Lidhur me negociatat që po zhvillohen mes maxhorancës dhe opozitës është theksuar se “nuk negociohet data e zgjedhjeve”.

RAMA DHE BASHA NE PRESIDENCE – /r/n/r/nRAMA AND BASHA MEETS AT NISHANI OFFICE –

/BW

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?