Negociatat/Shtypi huaj: 4 vende janë kundër Shqipërisë
Parisi i mohon Tiranës hapjen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian. Media franceze “Les Echos”, thotë se Franca po përgatit veton me pretendimin se as vendet kandidate e as Europa nuk janë gati për zgjerimin. Për këtë qëndrim, media thotë se qeveria franceze ka mbështetjen e vendeve si: Holanda, Danimarka dhe Spanja. Një tjetër media shkruan se: ”Franca do të ndalë procesin e zgjerimit në pritje të reformave të mëdha”, shkruan “Eu Observer”, e cila e vë theksin tek frika se Ballkani mund të destabilizohet. ”Përçarja e BE-së, Franca i shpall luftë zgjerimit, ndërsa Macron kërcënon të nxisë një revoltë të madhe”, është titulli i britanikes “Express”.