FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

#NeLiriDona/ Marshim sensibilizues në Shkodër dhe Fier: Përgjegjësi të edukojmë djemtë dhe vajzat

”NeLiriDona” është mesazhi që vajzat dhe gratë shkodrane kanë përdorur në marshimin sensibilizues për ngjarjen e rëndë që tronditur mbarë shqiptarët kudo që ndodhen.

”E vërteta është që duhet t’i mësojmë vajzat të kenë të drejtën e fjalës, të drejtën për të zgjedhur dhe për të qenë të barabarta”. ”Si nënë unë kam mbi shpatulla një përgjegjësi shumë të madhe, për të rritur një djalë, të cilin duhet ta mësoj t’i dojë vajzat”,-janë disa nga mesazhet që u thanë në këtë marshim.

Pas marshimit, janë ndezur qirinj tek monumenti i Nënë Terezës. Po ashtu një tjetër marshim zhvilluan edhe gratë në Fier, mes tyre edhe efektivë të policisë së shtetit për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?