Nën hetim nga SPAK/ PD publikon videon: Kur bëhet fjalë për të fshehur pasurinë, Ervin Bushati është kopje e Ramës dhe Veliajt

Pasi SPAK regjistroi padinë e PD për deputetin socialist Ervin Bushati, nga selia blu thonë se deputeti socialist njëkohësisht koordinator kryesor politik në Tiranë kur bëhet fjalë për fshehje pasurie është kopje e Ramës dhe Veliajt.

PD kërkon nga SPAK mos zvarrisë hetimin dhe të mos zhgënjejë pritshmërinë e qytetarëve.

Bushati tashmë është nën hetim për fshehje pasurie dhe falsifikim dokumentesh. PD e akuzon atë për disa prona në Tiranë, Qerret e Sarandë për të cilat thotë se deputeti i ka përfituar ilegalisht.
Ndërkohë PD shton se kushdo duhet të përgjigjet penalisht për abuzimet me detyrën dhe çdo qindarkë e vjedhur u duhet rikthyer qytetarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

NJOFTIMI NGA PD
Kur bëhet fjalë për të fshehur pasurinë, deputeti dhe Kryetari i PS për Tiranën, Ervin Bushati, është kopje e shefit të tij të madh Edi Rama dhe e shefit të tij më të vogël, Erion Veliaj.
Ai po hetohet nga SPAK për 2 vepra penale, në lidhje me mosdeklarimin e pasurisë dhe fallsifikimit të dokumentave për rreth 3100 m2 në Tiranë, Qerret dhe Sarandë.
SPAK nuk duhet ta zvarrisë më hetimin! SPAK nuk duhet të zhgënjejë pritshmërinë e qytetarëve për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së zyrtarëve të lartë!
Kushdo duhet të përgjigjet penalisht për abuzimet me detyrën dhe besimin e qytetarëve. Çdo qindarkë e vjedhur duhet t’i kthehet qytetarëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?