Nëndetësja ruse me energji bërthamore do testojë “armen e Apokalipsit”. Vala e saj radioaktive, si forcë, mund të zhdukë një qytet si New Yorku

Nëndetësja ruse me energji bërthamore, K-329 Belgorod, po lëviz në detet e Arktikut dhe ekziston dyshimi se misioni i saj është të testojë për herë të parë ndonjëherë super silurin Poseidon, i cili shpesh quhet “arma e Apokalipsit”.

Kështu thuhet në një raport të NATO-s, sipas të cilit Aleanca është në gatishmëri dhe monitoron çdo lëshim të mundshëm të silurëve nga nëndetësja.

Poseidon është e aftë të mbajë koka bërthamore dhjetë mijë kilometra larg dhe të gjenerojë një valë radioaktive që mund të zhdukë metropolet si Nju Jorku ose Los Anxhelosi.

184 metra i gjatë dhe 15 metra i gjerë, Belgorod mund të lundrojë nën ujë me rreth gjashtëdhjetë kilometra në orë dhe me një autonomi praktikisht të pakufizuar. Besohet se mund të qëndrojë 120 ditë pa dalë në sipërfaqe.

Lufta në Ukrainë vijon prej 221ditësh, ndërsa javët e fundit Kievi ka bërë përparime të dukshme duke rimarrë territore të kontrolluara nga forcat ruse. Për pasojë Presidenti rus, Vladimir Putin shpalli mobilizim të pjesshëm, ndërsa kërcënoi hapur Perëndimin duke u zotuar se do të përdorë armët bërthamore./ TGCOM/

SHKARKO APP