Neni për ekstradimet, Vasili: BE gënjen, kë po mbron?

Pasi delegacioni i BE-së në vendin tonë, u shpreh se ndryshimi i nenit për ekstradimet në Kodin e Procedurës Penale, është ndryshuar sipas standardeve Europiane, ka ardhur reagimi i parë nga politika.

Kreu i grupit parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili, në një status në facebook, e cilëson gënjeshtër qëndrimin e BE-së, kur thotë se Euralius ka pasur disa variante për nenin 491.

”Ka pasur vetëm një variant të përgatitur nga grupi i ekspertëve të nivelit të lartë, dhe të paraqitur në Kuvendin e Shqipërisë me firmën e nje deputeteje. Komisioni i ligjeve në shkelje flagrante e ka ndryshuar nenin 491 të ardhur në kuvend, dhe ky ndryshim nuk gjendet asgjëkundi në procesverbalin komisionit të ligjeve”,-shkruan Vasili.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më tej, Vasili thotë kur BE dhe Euralius e kanë të “pamundur” të mbrojnë parimet, bëjnë mirë të heshtin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Statusi i plotë

BE në Tiranë dhe Euralius vazhdojnë për fat të keq të shpërdorojnë autoritetin e Europës lidhur me drejtësinë. Për të gjithë opinionin publik duhet të jetë e qartë se Euralius gënjen kur thotë ka pasur disa variante për nenin 491. Ka pasur vetem nje variant te pergatitur nga grupi i eksperteve te nivelit te larte dhe te paraqitur ne Kuvendin e Shqiperise me firmen e nje deputeteje.

Komisioni i ligjeve ne shkelje flagrante e ka ndryshuar nenin 491 te ardhur ne kuvend dhe ky ndryshim nuk gjendet asgjekundi ne procesverbalin komisionit te ligjeve,qe dokumenton ndryshimet qe i behen projektligjit te propozuar dhe qe me pas i paraqiten seances plenare per votim.

Ky eshte manipulim sa nje mal. Vetem BE ne Tirane dhe Euralius cuditerisht nuk e shohin dhe paskan marre detyren te bejne alibine e ketij skandali.

Per llogari te kujt e bejne? A e ndihmojne Shqiperine duke bere alibine e manipulimit dhe shkeljes se ligjit?

Kush ja mbyll syte per te pare pazarin e ligjeve me porosi? BE ne Tirane dhe Euralius shenuan rekorde te erreta, negative dhe te dyshimta, kur bene avokatine dhe alibine procesit thellesisht te inkriminuar te zgjedhjes se prokurorit te pergjithshem me 69 vota.

Kur BE ne Tirane dhe Euralius e kane te “pamundur” te mbrojne parimet bejne mire te heshtin. Europa qe shqiptaret njohin nuk eshte kjo e ketyre.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?