Kosovë/Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri: Nuk besoj te qeveria Hoti

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, i ka komentuar sot zhvillimet politike dhe angazhimet e tij në politikën qendrore, duke thënë se ka faza kur është angazhuar më shumë ose më pak.

“Kohëve të fundit jam më pak i angazhuar, sepse po ndërtohet një qeveri të cilës unë nuk i besoj. Një qeverie që i kam besuar më shumë, nuk arriti suksesshëm me e përballu mandatin”, ka thënë Haziri për Mediafokus.info.

Ai ka thënë se nuk e ka problem t’i shpreh haptas qëndrimet e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kjo është bindja ime dhe ky është guximi im politik që ta them para secilit nivel, para secilit qytetar dhe para secilit lider, sepse besimin tim politik nuk mund të ma ndalojë askush”- shkruan Express.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?