Nënkryetari i LSI/Vasili: Në Dubai Rilindasit po “hanin” Shqipërinë (VIDEO)
Për nënkryetarin e LSI-së, Petrit Vasili, darka e ministrave të qeverisë ”Rama 2” në Dubai ishte për të ”ngrënë” Shqipërinë. ”Kishin vendosur prenë e tyre Shqipërinë në tavolinë dhe po e hanin”, theksoi Vasili.
Nga ana tjetër, ai thotë se ”Ky është një fakt politik, pasi në 4 dhejtor të këtij viti është nënshkruar një marrëveshje e re bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkura Arabe. Një marrëveshje ishte nënshkruar më herët në 2012, transapente dhe në mënyrë korrekte sipas ligjeve të dy vendeve.
Me fjalët të thejeshtsa i vendosin një syrin një cope tokë që ka potenciale të mëdha, ku bregdeti nga Vlora në Ksamik dihet cfarë vlere ka dhe e ndërtojnë për interesat e tyre pa iu nënshtruar ligjeve të vendit. Këta nuk njohin konkurencë të lirë, as transaparencë, as garë të hapur, ato që janë themelet e një shteti demokratik dhe kapitalist”.
Postimi i plotë
Në Dubai rilindasit po “hanin” Shqipërinë. Porti i Durrësit dhe qindra Ha tokë përqark tij. Bregdeti i Jonit nga Vlora, Saranda, Ksamili e deri tek Përmeti ishin menuja e darkës në Dubai! Video shterron marrëveshjen korruptive që shet Shqipërinë.