Neritan Sejamini: Gara për Tiranën mund të jetë pikë kthese për PD-në, ndaj duhet kandidat jo politik

Neritan Sejamini thotë se zgjedhjet vendore të vitit 2023, janë shumë të rëndësishme për Partinë Demokratike dhe mund të shënojnë një pikë kthese për opozitën.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Sejamini tha se PD duhet të ketë një kandidat jo politik, për të bërë diferencën me Erion Veliajn, pasi fushata për Tiranën ka një ndikim shumë të madh në elektorat.

“Zgjedhjet janë shumë të rëndësishme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe sikur ti humbë zgjedhjet e Tiranës dhe Durrësit, nëse nxjerr kandidatët e duhur dhe të bëjë fushatë përëndimore, kjo do të jetë pikë kthese.

Swiss Digital Mobile Reklama

PD nuk ka ndryshuar asgjë. PD siç është sot, është PD e 2013. Këto zgjedhjet kanë gjasa të tregojnë se mund të zgjidhen politikanë të nje brezi tjetër.

Në Tiranë, kandidati dhe fushata që bëhet ka një ndikim shumë të madh në elektoral.

Gara e Tiranës është garë më e rëndësishme se çdo gjë tjetër.

Po zgjodhën kandidat jashtë politikës, do të jetë pikë kthese psikologjike. Përse mos e bëjnë këtë?”, tha Sejamini.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?