FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Neritan Sejamini: Ramën e mbajnë në pushtet mediat, biznesmenët dhe shoqëria civile! Pse nuk flet për ta opozita?!

Neritan Sejamini ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku ka folur për pushtetin e Edi Ramës dhe pamundësinë e opozitës për ta rrezikuar atë.

Sejamini tha se opozita nuk denoncon thelbin e mekanizmave që e mbajnë Ramën në pushtet, që janë mediat, biznesmenët e mëdhenj dhe shoqëria civile.

“Nëse flasim për pushtetin e Ramës, ai është pushtet autokratik tipik, ndryshojnë vetëm nuancat. Nëse duam të flasim si mund të ndryshojë dhe rrëzohet pushteti i Ramës, si e mban Rama Shqipërinë nën kontroll? Si e mban nën kontroll pa bajoneta dhe pa gazetarë në burg? Struktura e pushtetit të Ramës është e ndërlikuar dhe e ka kuruar në afatgjatë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mediat duan Ramën në pushtet, biznesmenët duan Ramën në pushtet, shoqëria civile do Ramën në pushtet, etj. Po çfarë ndodh? Në të gjithë analizën tonë, përjashtojmë mediat dhe nuk i përmendim, nuk flasim për biznesmenët dhe shoqërinë civile. Nëse duam ta rrëzojmë Ramën, duhet analizuar pushteti i tij dhe të ketë strategji që e merr parasysh këtë makineri të tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pushteti i Ramës, fuqinë kryesore e ka te paraja e pistë që pastrohet në Tiranë. Nëse pret pastrimin e parave në Tiranë, nesër kemi krizë ekonomike dhe njerëzit i ke në rrugë. Si ka mundësi biznesmenë pa të ardhura marrin përsipër kullat nga 100 milionë euro. Pse nuk i hyn opozita këtyre biznesmenëve nga i pari te i fundit?

Pushteti i Ramës nuk varet nga ministrat e tij, por nga mediat, paratë e pista, etj. Ideja që po të futen disa ministra në burg, Rama rrëzohet, harroje”, tha Sejamini.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?