Nesër 6 vjet nga tragjedia e “21 Janarit”, zbardhet axhenda e qeverisë

Është bërë e zakonshme që çdo 21 janar të ketë përkujtim po jo drejtësi.

Nesër shënohet 6-vjetori i 21 Janarit, protestës ku u vranë nga Garda 4 persona, ndërsa shumë të tjerë mbeten të plagosur.

Ashtu sikur ka ndodhur çdo vit edhe në përvjetorin e 6-të do të ketë një ceremoni përkujtimi për 4 protestuesit që u vranë në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ në 21 Janar të 2011.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ceremonia do të nisë në orën 10:30 në sallën e Hartave, ku kryeministri Rama është parashikuar që të mbajë edhe një fjalë, shkruan ”Shqiptarja.com”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas fjalës së Ramës në 11:30 do të vendosen lule në bulevard në vendin ku u vranë Aleks Nika, Hekuran Deda, Faik Myrtaj dhe Ziver Veizi. Ndërsa në orën 12:00 është parashikuar një drekë me familjarët e viktimave.

Para 2 ditësh qeveria vendosi dëmshpërblimin e 3 familjarëve të viktimave që u vranë në 2011, ndërsa njëri është ende në proces gjyqësor.

Axhenda për përvjetorin e 6-të të ’21 Janarit’

10:30-11:30 Pritje familjaret nga Kryeministri tek Salla e Hartave, Kryeministri.

11:30-12:00 Vendosja e luleve në bulevard.

12:00-13:30 Drekë me familjarët e viktimave.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?