News24: Sot në ora 15.00 IKMT dhe policia do shembin “Prestige Resort”

Sipas kanalit News24 në pronësi te Irfan Hysenbelliut, i cili ka edhe “Prestige Resort”, njoftohet se IKMT dhe policia kanë lajmëruar se ndertesa turistike do të hidhet në erë në ora 15.00 të ditës së sotme.

Ndërkohë që sipas news24 pala e “Prestige Resort” kishte bërë padi në gjykatën administrative të Durrësit për pezullimin e vendimit të IKMT që ta shembin, padi e cila do të shqyrtohej nesër në ora 10.00.

Juristët e “Prestige Resort” akuzojnë qeverinë e cila po nxiton ta shembë para se te jepet vendimi nga gjykata e apelit në Durrës.

Mësohet se policia ka zgjeruar rrethimin në “Prestige resort” që të mos ketë probleme me shpërthimin e një sasie shumë të madhe dinamiti vendosur në kolonat e hotelit.

https://kohajone.com/shembja-e-prestige-rama-sdo-te-kete-tolerime-po-behen-gati-ndryshimet-ligjore/

SHKARKO APP