Nga nesër mbrëma fillon shtetrrethimi policor. Gjoba 100 mijë lekë të vjetra
Nesër mbrema fillon ndalim qarkullimit 22:00 – 06:00 dhe kush nuk e respekton, do të gjobitet.
Gjoba do të jetë 100 mijë lekë të vjetra ose 10 mijë lekë të reja.
Ora policore ka edhe disa përjashtime. Konfirmohet se sektorët si OSHEE, energjitika, ujësjellësi, zjarrfikëset, shëndetësia, telekomunikacioni dhe mediat nuk kanë orar, pra mund të lëvizin, por me një kartë pune me fotografi të punonjësit dhe të firmosur nga titullari.
Po ashtu lokalet dhe restorantet do të mbyllin në këtë 8 orarësh ambientet për klientët, por do të punojnë me ‘delivery’.
KOHA JONË SONDAZH

