FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Nga oborri i PD-së në Kuvend, demokratët vijojnë sherret mes tyre

Pas protestës së 8 janarit, nga oborri i selisë së PD-së, përplasja mes demokratëve sot u spostua edhe në Kuvendin e Shqipërisë. Në nisjen e sesionit të ri Parlamentar, në tryezën e deputetëve kishte mbërritur vendimi i kryesisë së PD-së për përjashtimin e katër deputetëve që janë pro Berishës, akt i cili solli përherë të parë në 30 vite debatin opozitë–opozitë brenda sallës së Kuvendit.

“Nuk kisha menduar kurrë që Lulzim Brava do të na sillte kohën e diktaturës duke përjashtuar njerëz nga partia, unë pres tani edhe fshatin ku do të na internojë”, tha Edmond Spaho.

Socialistët kërkuan qetësimin e gjakrave për të vijuar punimet e seancës. “Këtu në këtë sallë janë njoftuar vendime të grupeve parlamentare për përjashtime historikisht. Në këtë sallë janë përjashtuar Spartak Ngjela, Gilman Bakalli”, ndërhyri Taulant Balla.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo ndërhyrje nga deputetët e përjashtuar nga grupi i PD-së u cilësua si mbështetje e PS-së për Bashën. Kryetari i ri i grupit parlamentar të PD, Enkeljed Alibeaj, mesazhin e dha në fjalën përshëndetëse të nisjes së sesionit. Konflikti i përjashtimeve nuk gjeti zgjidhje dhe seanca votoi vetëm Agron Gjekmarkajn si n/kryetari i ri i Kuvendit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?