Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 06:01 Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 89 lekë dhe shitet me 90 lekë, dollari amerikan blihet me 80.8 lekë dhe shitet me 82…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Nga ”Rama 1” te ”Rama 3”, si kanë ndryshuar qeveritë që nga viti 2013

Politikë E enjte, 11 Janar 2024 15:43
Nga ”Rama 1” te ”Rama 3”, si kanë ndryshuar qeveritë që nga viti 2013
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ndryshimet e fundit në kabinetin qeveritar treguan se Edi Rama ka një koncept të tijin se si duhen drejtuar ministritë. Dhënia Blendi Gonxhes të drejtën për të administruar shpenzimet buxhetore, kulturën dhe inovacionin tregoi se jo domosdoshmërish një Ministër duhet të fokusohet në një drejtim. Të tilla kanë qenë edhe kabinetet e Edi Ramës që nga 2013 ku pas bashkëqeverisjes me Ilir Metën, nisi të kompozojë i vetëm aparatin qeveritar.

Nga 2013-a deri sot, kompozimi i kabinetit qeveritar jo gjithmonë ka qenë ekskluzivitet i Edi Ramës. Caktimi i numri të ministrave dhe portofolet e tyre në mandatin e parë ishte i kushtëzuar nga bashkëjetesa politike me Ilir Metën, kundërshtari në krye të Lëvizjes Socialiste për Integrim, që ju bë aleat në prag të zgjedhjeve. Tradicionalisht ndarja e pushtetit ndahej në përpjesëtim me votat e marra.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Tryeza e Këshillit të Ministrave shkoi deri në 21 karrige, duke shënuar numrin më të madh të Ministrave në një kabinet qeveritar. Për nga pesha politike e ministrit dhe trashësisë së portofolit qeverisës, disa ministri u konsideruan si superministri. Buxheti i tyre nuk ishte si i të tjerëve në tryezën me 21 vende.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Dy mund të veçohen, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë e drejtuar nga Erion Veliaj deri në vitin 2015 e më pas nga Blendi Klosi, si dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, e drejtuar nga Arben Ahmetaj. Ajo kishte për detyrë shpenzimin e parave publike për t’i përkthyer ato në investime. Super ministra u quajtën edhe Ilir Beqaj në krye të Shëndetësisë dhe Saimir Tahiri tek Punët e Brendshme, por kjo është një tjetër histori

Mund t'ju interesojë

BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dhe flota hije mbeten problem

BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dh...

18 Nëntor 2026, 20:03
Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE-në më të fortë

Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE...

16 Nëntor 2026, 12:02
Forumi i Zgjerimit të BE-së 2026: Marta Kos thotë se ky vit shënoi më shumë përparim se çdo vit tjetër që prej 2002

Forumi i Zgjerimit të BE-së 2026: Marta Kos thotë se ky vit shënoi më shumë përparim se...

16 Nëntor 2026, 12:01

Me Ilir Metën (që u nis drejt Presidencës për 5 vjet), bashkëjetesa politike përfundoi pas zgjedhjeve të vitit 2017, kur Edi Rama mori mandatin e dytë qeverisës dhe formoi qeverinë pa pasur nevojën për asnjë aleat. Këtë herë, tabloja për të pikturuar përbërjen e Ministrave ishte 100% e tij, dhe Edi Rama vendosi që drejtimi i vendit të bëhej nga 15 Ministri, një reduktim drastik krahasuar me kabinetin që kishte drejtuar më parë, duke marrë në konsideratë se dy ishin Ministri pa portofol.

Por reduktimi i ministrave nuk reduktoi degë qeverisjeje, thjesht ato u hoqën diku u bashkuan diku tjetër, duke u shtuar numri i superministrive. Arben Ahmetaj u bë Ministër i Financave dhe Ekonomisë që në gjuhën e përditshme, do të thotë një ministri që grumbullon para dhe i shpenzon po vetë.

Damian Gjiknuri kishte një portofol edhe me Infrastrukturën edhe me Energjinë, duke pasur nën administrim burimet natyrore dhe energjetike shqiptare si edhe fondet për ndërtimin e rrugëve. Ogerta Manastirliu e cila gjatë mandatit Rama 1 qeverisi Shëndetësinë pas shkarkimit të Ilir Beqajt, pas 2017-ës mori nën administrim edhe mirëqenien sociale. Ndërsa Blendi Klosi do mbante edhe Turizmin dhe Mjedisin, të cilat më pas do t’i merrte Mirela Kumbaro.

Nga Rama dyshi tek Rama treshi kryeministri duket se kuptoi se 15 Ministri nuk ishin të mjaftueshme. Në shtator të 2021 ai kompozoi një kabinet me 19 ministri duke shtuar 4 struktura të reja, por pa u dhënë para për administrim. Ai riktheu Ministrinë për Marrëdhënien me Parlamentin, Ministrinë për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Ministër Shtetit për Rininë dhe Fëmijët dhe Ministër Shteti për Standardet dhe Shërbimet.

Por jetëgjatësia e tyre nuk ishte e gjatë. Në shtator të vitit 2023 ai shkarkoi Edona Bilalin dhe Milva Ekonomin dhe krijoi një ministri me portfol për Arbian Maznikun me krijimin e Ministrisë për Çështjet Vendore, pjesë që prej vitesh e mbante Ministria e Brendshme. Lëvizja e fundit ishte e para pak ditëve kur pjesë të qeverisë bëri edhe Blendi Gonxhen, ku me një emër ndryshoi tre ministri.

Ministria e Financave nuk kishte më Ekonominë, Kultura u shkarkuar tërësisht dhe shtuar si element të ri Inovacionin. Ky rikompozim i fundi reduktoi numrin e ministrive në 17, ku zyrtarisht veç 13 administrojnë para publike pasi katër janë pa portofol ministror. /A2cnn/

Etiketat e lidhura

rama
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë
Para 22 minutash

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 22 minutash

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

Moti sot me stuhi e shi, nga 5° në Korçë deri 20° në Vlorë
Para 23 minutash

Moti sot me stuhi e shi, nga 5° në Korçë deri 20° në Vlorë

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 7 orësh

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Më të lexuarat

1 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 11 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

2 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 15 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

3 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 18 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

4 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.