Nga zvarritja e procesit të integrimit europian tek dialogu Kosovë-Serbi, Gjiknuri në Forumin e Sigurisë në Londër

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri ka marrë pjesë pjesë në Forumin Sigurisë, organizuar nga House of Lords në Londër.

Gjiknuri shkruan se deputetë nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Rumania, Bullgaria, Serbia, Maqedonia e Veriut, Kroacia, patën mundësinë të diskutojnë në një panel me ish-sekretarin e Përgjithshën të NATO-s Lord George Robertson, Lord Des Browne ish-Ministër i Mbrojtjes, Lord David Haney Ish-Ambasador i UK në UN dhe BE, deputetët Mark Pritchard e Bob Scot.

“Temat kyçe të diskutimit bazoheshin tek agresioni rus në Ukrainë; ndikimet e Kinës në rajon; qëndrimi i Serbisë ndaj sanksioneve; problemet në Bosnje Hercegovinë; dialogu Kosovë-Serbi dhe zvarritja e procesit të integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor”, thekson Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?