Ngec numërimi i votave të Diasporës, Celibashi: Partitë të marrin masat. Komisionerët janë të lodhur

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi në një konferencë për mediat, foli për procesin e numërimit të votave për zgjedhjet e 11 majit. Celibashi tha për gazetarët se ka probleme me ecurinë e këtij procesi, që sipas tij është kushtëzuar për shkak të lodhjes së numëruesve. Ai u bëri thirrje partive politike për të marrin masa për të ndryshuar anëtarët e grupeve të numërimit.

”Procesi po merr shumë kohë për të numëruar dhe vlerësuar fletët e votimit nga jashtë, për shkak të ngarkesës së madhe në përpunimin e dokumentacionit përkatës. Dje humbëm mjaft kohë për shkak të debateve për fletët e votimit nga jashtë”,-u shpreh Celibashi.

Për të ngadalësimi i ritmit lidhet edhe me faktin se ky është një proces i ri për pjesën më të madhe të komisionerëve. ”Ritmet janë të ulëta jo për mungesë dëshire, por për shkak të performancës. Janë të lodhur, disa janë që prej 48 orësh non stop në këto ambiente”.

SHKARKO APP