Ngërçi politik, Fatmir Mediu takim kokë më kokë me ambasadorin Donald Lu
Kriza politike ku është përfshirë vendi ka bërë që takimet ditët e fundit të jenë të shumta.
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu po zhvillon prej afro 50 minutash një takim me ambasadorin amerikan në Tiranë, Donald Lu.
Takimi ka nisur në orën 10:30 dhe vijon ende. Burime nga takimi bëjnë me dije se takimi mes tyre ka pasur si qendër të diskutimit pikërisht situatën politike dhe se si kjo mund të zgjidhet në mënyrë që edhe opozita të bëhet pjesë e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.
Kreu i PR-së sqaron për “KJ” takimin që ai zhvilloi dje me Sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë, Ëngjëll Agacci
Negociatatat për krizën? Mediu: Pse u takova me sekretarin e Ramës dhe mesazhet e SHBA
Në portale prej disa orësh qarkulloi pasditen e djeshme lajmi se kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, menjëherë pas rikthimit të tij nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi, i cili është dhe një nga njerëzit më të besuar të vetë kryeministrit Edi Rama. Nga një foto e siguruar nga portali i lajmi “Express”, shihet Mediu dhe Agaçi duke konsumuar një kafe në zonën e Liqenit të thatë. Interesimit se nëse ky takim përkon me nisjen e negociatave mes mazhorancës dhe opozitës për të mundësuar pjesëmarrjen e kësaj të fundit në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, në një prononcim për “Koha Jonë”, kreu i PR-së, Fatmir Mediu, sqaron të vërtetën e këtij takimin. Interesimit lidhur me ccështjet e diskutuara mes tij dhe Agaçit, Mediu theksoi se ai ishte një takim i rastësishëm dhe nuk lidhet me asnjë marrëveshje që Partia Demokratike dhe aleatët e saj të heqin dorë nga bojkoti dhe të marrin pjesë në zgjedhje. “Me Agaçin ishte një takim i rastësishëm në kafe, se banojmë në të njëjtin pallat”, shprehet Mediu për “Koha Jonë”. Ky takim i rastësishëm vjen në një moment kur kreu i PR-së, sapo ka ardhur nga takimet e shumta në SHBA. “Koha Jonë”, e pyeti kreun e PR-së, pse përse qëndrimet e dhëna nga vetë ai nga takimet në Departamentin e Shtetit për krizën në Shqipëri, nuk ngjason me ato të ambasadës së SHBA-së në Tiranë. Lidhur me këtë çështje, Mediu konfirmoi se nuk ka asnjë mendin të ngjashëm apo të pangjashëm me ambasadorin Donald Lu. Sipas tij, ndërkombëtarët mbështesin opozitën, lidhur me luftën kundër drogës, krimit të organizuar dhe të zgjedhjeve të lira e të ndershme. “Ndërkombëtarët kërkojnë luftë kundër drogës, krimit të organizuar dhe korrupsionit. Kërkojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme, dhe këto janë ato që kërkon edhe opozita”- u shpreh dje Mediu
Vizita në SHBA
Kryerepublikani sapo është kthyer nga një vizitë pune nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku ka zhvilluar takime me kongresmenë dhe këshilltarë të Departamentit Amerikan të Shtetit ku i ka njohur ata me shqetësimin e opozitës për zhvillimet në Shqipëri dhe kauzën e saj për zgjedhje të lira e të ndershme, të cilat sipas Mediu po kërcënohen nga kryeministri Edi Rama. Kështu kreu i PR-së është takuar në Uashington me Pam Pryor këshilltaren e lartë të nënsekretarit të shtetit për sigurinë, demokracinë dhe të drejtat e njeriut, si dhe me Këshilltarin e Lartë Matheë D.Moëers. PR njoftoi se në këtë takim, Mediu theksoi se opozita është e vendosur në rrugën e saj për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme; në Shqipëri duhet të vendosin qytetarët me votë të lirë dhe jo krimi e trafiku i drogës. Përfaqësuesit e Departamentit të Shtetit theksuan se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë nga Shqipëria që të zhvillojë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe njëkohësisht zgjedhjet duhet të garantojnë pjesëmarrjen e qytetarëve dhe gjithë forcave politike dhe se krimi i organizuar, trafiku i drogës përbën një rrezik real për demokracinë shqiptare. /H.Mesi
KOHA JONË SONDAZH

