FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ngërçi politik, sot pritet të mbërrijnë dy negociatorët gjermanë

Për të zgjidhur ngërçin politik, sot priten të mbërijnë në Tiranë dy negociatorë, David McAllister, Zv.president i Partive Popullore Europiane dhe eurodeputeti Knut Fleckenstein.

Dy eurodeputetët gjermanë do vijnë për të zgjidhur ngërçin politik të krijuar në vend, në një kohë kur kanë nisur procesi për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit dhe zgjedhjet e përgjithshme.

Pritet që eurodeputetët nëpërmjet një marrëveshjeje, ti japin zgjidhje krizës maxhorancë-opozitë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fillimisht, ata do të takohen me krerët e koalicionit qeverisës, Edi Ramën dhe Ilir Metën dhe më pas me kryetarin e opozitës, Lulzim Bashën.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?