Ngjarja me presidenten Osmani në Shkup, Ali Ahmeti: Skuqem nga turpi, falini nuk e dinë çfarë bëjnë
Si kurrë më parë, dhe si asnjë kryetar shteti në botë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është përballur me një sulm të rëndë dhe të dënueshëm të enjten në Shkup, ku stafi i aeroportit tentoi me forcë që ti marrë telefonin personal dhe çantën e dorës. Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti e cilëson një skandal të papranueshëm këtë ngjarje teksa shton se ndihet i turpëruar. ”Unë skuqem nga turpi i tyre dhe lus të gjithë vëllezërit dhe motrat në Kosovë, por edhe qytetarët tanë, që ti falin për arsye se nuk dijnë se ç’bëjnë”,-shkruan Ahmeti.
Postimi i plotë
E dashur Presidente, më vjen shumë keq për incidentin dhe skandalin e papranueshëm diplomatik në aeroportin e Shkupit dhe e dënoj në formën më të ashpër të mundshme.
Unë skuqem nga turpi i tyre dhe lus të gjithë vëllezërit dhe motrat në Kosovë, por edhe qytetarët tanë, që ti falin për arsye se nuk dijnë se ç’bëjnë.
Kur nuk kanë turp të shkelin mbi popullin e vet, mbi vullnetin demokratik të qytetarëve në zgjedhje e të vihen në shërbim vazal e servil të tjetër kujt duke na sjell Putinin e Vuçiqin në Qeveri, atëherë si pyet askush për asgjë dhe na turpërojnë çdo ditë, nga disa herë me rradhë.