Ngjela: Kushtetuesja mund ta gjykojë Vettingun, por jo ta rrëzojë
Nga Spartak Ngjela/Mendimi vendimmarrës i Komisionit të Venecias i erdhi Gjykatatës Kushtetuese.
A do ta zbatojë Gjykata?
Kjo është pyetja që më është bëra gjatë gjithë kësaj dite. Dhe unë po përgjigjem.
Ja cili është mendimi më i thekshëm juridiko-profesional i Komisionit të Venecias për gjykimin e vetingut shqiptar:
1. Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka konflikt interesi me ligjin.
2. Duke pasur konflikt interesi me ligjin, ajo mund ta gjykojë, por nuk mund ta rrëzojnë atë.
3. Për faktin që Gjykata Kushtetuese nuk ka fuqi ta rrëzojë, ne, Komisioni i Venecias, si organ suprem i specializuar, i japim fuqinë që ajo gjykatë t’i thotë Po! ligjit për Vetingun, e të mos ketë asnjë mëdyshje, sepse Komisioni i Venecias “e gjen plotësisht të mbështetur në Kushtetutën e Shqipërisë dhe në Doktrinën e të drejtave të njeriut”.
4. Fakti që Komisioni i Venecias është organi më i lartë demokratik i autoritetit juridik europian, dhe ka dhënë përgjigjen e tij pozitive për ligjin, Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë duhet që, me vendim të arsyetuar njëlloj si Komisioni i Venecias, të shpallë vendimin e vet menjëherë.
Kjo është arsyeja juridike e kësaj çeshtjeje.
Prandaj, për Gjykatën Kushtetuese është shkelje e rëndë deri në përgjegjësi penale në të ardhmen, nëse vendos të Kundërtën, domerhënë që të cenojë ligjin e Vetingut, sepse, në lidhje me të, ajo është në konflikt të hapur interesi.
Kjo edhtë arsyeja që Gjykata Kushtetuese do të vendosë menjëherë, domosdoshmërisht, vetëm sipas Komisionit të Venecias.
KOHA JONË SONDAZH

