Ngjela: Një ngjarje e nivelit antishqiptar e përfaqësuesve të Bashkimit Evropian
Nga Spartak Ngjela-
Një ngjarje e nivelit antishqiptar e përfaqësuesve të Bashkimit Evropian, por edhe një sfidë morale dhe patriotike e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.
Takimi ishte një shëmtim historik nga Borell dhe Lajçak. Dhe, ishte një takim me kushtin e vënë nga Lajçak për asocacionin e katër komunave të Veriut të Kosovës.
Kurse Kurti u tha: “asgjë nuk mund të diskutohet para njohjes së Kosovës nga Serbia”.
Shumë e saktë.
Po ç’është ky hall kaq I madh i Bashkimit Evropian për Serbinë! Nuk e dinë këta politikanë që qeveria aktuale e Serbisë është krejt si ajo e Milosheviçit, dhe gjithashtu, nuk e dinë këta politikanë të mëdhenj që NATO e ka mundur në luftë Milosheviçin bashkë me këtë rrotovilen Vuçiç që është president i Serbisë sot?
l.
Kurse, po ta shohësh me një vështrim historik, Kushti antishqiptar Lajçak, është një inerci e sëmundjes së vjetër serbe drejt pushtimit të territoreve shqiptare në Gadishullin Ilirik. Është një inerci si psikikë e sëmurë serbe, sepse pushtimi i Kosovës nga Serbia, tani ka përfunduar.
Dhe Lajçak kërkon të vendosë kushtin që thamë!!!
Por, kjo, shqiptarët tani i bën për të qeshur.
Shqiptarët janë në progres drejt shqiptarizmit maksimal. Dhe Lajçak është sllav.
Por, mediokër në anësinë e tij.
Kushtëzimi Lajçak për asocacionin në Veri të Kosovës, në thelb është një sëmundje e vjetër sllave kundër shqiptarëve.
Por tani, këtë sëmundje, nuk e përfill më njeri, as në Kosovë, dhe as në Shqipëri. Sëmundja është e rrezikshme kur ajo ka forcë, por kur është e mposhtur, në histori, ajo është thjesht një komedi.
Nuk do të ketë kurrë asocacion kushtetues në Kosovë.
Këtë tani e dinë të gjithë.
Prandaj…
Kushti Lajçak është vënë nga frika se shqiptarizmi po triumfon në të gjithë botën shqiptare në Gadishullin Ilirik.
Por… pse po i tremb këta sllavë shqiptarizmi dominues në Gadishullin Ilirik? I tremb se e dinë që ky gadishull ka qenë historikisht vetëm i shqiptarëve, dhe tani shqiptarët po e marrin plotësisht. Por, kot e kanë…
Se…
Asgjë më, nuk mund të bëjnë dot sllavët kundër shqiptarëve.
II.
Këta ndërkombëtarë antishqiptarë nuk e kuptojnë dot që Kosova nuk ka nevojë për marrëveshje me Serbinë, sepse Serbinë shqiptarët e kanë mundur në luftë. Është i munduri ai që ka nevojë të fitojë diçka, por lodhet kot. Lufta ka mbaruar me pavarësinë e Kosovës. Pavarësia të jep forcën ndërkombëtare të kombit tënd. Dhe tani, Kosova këtë forcë e ka marrë si fitimtare në luftë ndaj Serbisë.
Dhe, garanti i asaj lufte ka qenë dhe vijon të jetë USA.
Prandaj sot, historia e Shqipërisë po ecën bashkë me historinë e Kosovës. Dhe, Serbia duhet ta ketë kuptuar, forcën e të dy shteteve shqiptare në Gadishullin Ilirik, që nuk ka forcë më ta mposhtë.
Madje, mbaheni mend: drejt kësaj rruge juridike do të ecin edhe zonat e tjera shqiptare në Gadishullin Ilirik.
Po, a ka ndonjë fakt për këtë?
Sigurisht që ka…
III.
Fakti kryesor sot për sot është regjistrimi i sllavëve të Maqedonisë si Bullgarë. Dhe ky është tani një proces i vijueshëm në Maqedoninë e Veriut.
Por, pikërisht ky fakt real, tregon që së shpejti Maqedonia e Veriut do të ndahet.
Deri tani Maqedonia e Veriut ka qëndruar si e ngrirë, sepse sllavët që banojnë atje, kanë qenë të paidentifikuar. Në Maqedoninë e Veriut, të identifikuar kanë qenë dhe janë vetëm shqiptarët dhe madje në një histori mijëravjeçare.
Regjistrimi i sllavëve të Maqedonisë së Veriut si bullgarë, në fakt, është identifikim real historik, dhe që tregon se bullgarët e Maqedonisë po priren të shkojnë territorialisht drejt Bullgarisë.
Po shqiptarët e Maqedonisë së Veriut?
Logjika vijon…
Nëse në Maqedoninë e Veriut sllavët identifikohen si bullgarë, shqiptarët janë të identifikuar në shekuj e shekuj. Dhe shqiptarët e kanë në interesin e tyre historik që, realisht, edhe bullgarët të identifikohen aty.
Por, nëse pastaj bullgarët e Maqedonisë së Veriut do të bashkohen me Bullgarinë, kuptohet që shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, me territorin e tyre etnik, ose do të shpallin shtetin e tretë shqiptar në Gadishullin Ilirik, ose do të bashkohen me Kosovën.
Ja, kjo do të jetë risia e këtij fenomeni bashkues për shqiptarët.
Por, pikërisht këtu do të mbarojë hapi i dytë modern i shqiptarizmit, se dihet që hapi I parë është Kosova si shtet i ri shqiptar.
Domethënë kuptohet qartë tani, se në këtë kohë të re, po krijohet historia moderne dhe e vërtetë e Shqipërisë Etnike, proces ky, që sigurisht se do të vijojë të ecë për bashkimin në këtë ecje edhe të zonave të tjera shqiptare në Gadishullin Ilirik.
IV.
Ja pra, kjo është arsyeja që nuk e dëshiron Lajçak, por, kuptohet se, për të gjitha ato që theksuam, mendimi prosllav Lajçak, nuk ka më asnjë vlerë për historinë e shqiptarisë në Gadishullin Ilirik.
Dhe politika shqiptare në të dy kryeqytetet e saj, në Prishtinë dhe në Tiranë, duhet të kërkojë pushimin e Lajçak nga posti që mban si “kujdestar” i bisedimeve Kosovë-Serbi, sepse nuk e pranon fitimtari i luftës kundër Serbisë – KOSOVA.
Por…Takimi Kurti – Vuçiç tregoi se ishte një ngjarje e nivelit antishqiptar e përfaqësuesve të Bashkimit Evropian.
Takimi ishte një shëmtim historik për Lajçak.
Kushti antishqiptar Lajçak, është inerci e sëmundjes së vjetër serbe drejt pushtimit të territoreve shqiptare në Gadishullin Ilirik.
Por, kjo tani, shqiptarët i bën për të qeshur.
Shqiptarët janë në progres drejt shqiptarizmit maksimal. Dhe Lajçak tregoi se është një mbeturinë e vjetër sllave.
Por, mediokër në anësinë e tij.
Kushtëzimi Lajçak për asocacionin në Veri të Kosovës, është një akt absurd për historinë e sotme të Kosovës
Por tani, këtë sëmundje, nuk e përfill më njeri as në Kosovë dhe as Shqipëri.
V.
Nuk do të ketë kurrë asocacion kushtetues në Kosovë.
Këtë tani e dinë të gjithë.
Prandaj…
Kushti Lajçak është vënë nga frika se shqiptarizmi po triumfon në të gjithë botën shqiptare në Gadishullin Ilirik.
Por…
Asgjë më, nuk bëjnë dot sllavët kundër shqiptarëve.
Këta ndërkombëtarë antishqiptarë nuk e kuptojnë dot që Kosova nuk ka nevojë për marrëveshje me Serbinë, sepse Serbinë shqiptarët e kanë mundur në luftë.
Dhe, garanti i asaj lufte është USA.
Kurse, historia e Shqipërisë tani po ecën bashkë me historinë e Kosovës,. Prandaj. shpejt do të shihet që, forcën e të dy shteteve shqiptare në Gadishullin Ilirik, nuk ka forcë më që ta mposhtë.
Madje, mbaheni mend: drejt kësaj rruge juridike do të ecin edhe zonat e tjera shqiptare në Gadishullin Ilirik.
Po, a ka ndonjë fakt për këtë?
Fakti kryesor sot për sot është regjistrimi i sllavëve të Maqedonisë si Bullgarë. Dhe ky është tani një proces i vijueshëm.
Por, pikërisht ky fakt real, tregon që së shpejti Maqedonia e Veriut do të ndahet.
Deri tani Maqedonia e Veriut ka qëndruar si e ngrirë, sepse sllavët që banojnë atje, kanë qenë të paidentifikuar. Në Maqedoninë e Veriut, të identifikuar kanë qenë vetëm shqiptarët dhe madje në një histori mijëravjeçare.
Regjistrimi i sllavëve të Maqedonisë së Veriut si bullgarë, tregon që ata priren të shkojnë territorialisht drejt Bullgarisë.
Po shqiptarët e Maqedonisë së Veriut?
Logjika vijon…
Nëse në Maqedoninë e Veriut identifikohen bullgarët, shqiptarët janë të identifikuar në shekuj e shekuj, dhe shqiptarët e kanë pritur që në Maqedoninë e Veriut të identifikoheshin edhe bullgarët.
Por, nëse pastaj bullgarët e Maqedonisë së Veriut me territorin e tyre do të bashkohen me Bullgarinë, kuptohet që shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, me territorin e tyre etnik, do të bashkohen me Kosovën.
Ja, kjo do të jetë risia e këtij fenomeni bashkues për shqiptarët.
Por, pikërisht këtu do të mbarojë hapi i dytë modern i shqiptarizmit, i cili tani, në këtë kohë te re, po krijon historinë moderne dhe të vërtetë të Shqipërisë Etnike, proces ky, që sigurisht se do të vijojë të ecë për bashkimin në këtë ecje edhe të zonave të tjera shqiptare në Gadishullin Ilirik.
VI..
Po një hap të tretë, a do të ketë?
Po ta shohim nën një prizëm historik të fenomenit shqiptar në Gadushullin Ilirik, sigurisht që, hapi i tretë duhet të jetë Çamëria.
Ja pra, këtë nuk dëshiron Lajçak, por, kuptohet se, për të gjitha ato që theksuam, mendimi prosllav Lajçak, nuk ka më asnjë vlerë për historinë e shqiptarisë në Gadishullin Ilirik.
Por, politika shqiptare, në të dy kryeqytetet e saj, në Prishtinë dhe në Tiranë, duhet të kërkojë pushimin e Lajçak nga posti që mban si “kujdestar” i bisedimeve Kosovë-Serbi, sepse këtë nuk e pranon fitimtari i luftës kundër Serbisë – KOSOVA.
Kurse…
Lidershpi politik i Kosovës, asnjëherë nuk duhet ta harrojë apo ta anashkalojë faktin historik që Kosova, në vitin 1999, e ka mundur në luftë Serbinë.