Ngjela: Rama po tenton t’i vërë zjarrin reformës në drejtësi. S’mund të jesh kryeministër dhe të ndërtosh vila
Avokati Spartak Ngjela, një nga njerëzit që ka mbështetur më shumë kryeministrin Edi Rama gjatë viteve fundit, shprehet kritik për aksionet e fundit të qeverisë kundër reformës në drejtësi. Në një intervistë për “Fax News”, Ngjela thotë se operacioni Anti KÇK është një mbivendosje e reformës në drejtësi. Ngjela thotë se kryeministri po tenton t’i vërë zjarrin reformës në drejtësi, ndërsa shton se nuk mund të jesh kryeministër dhe të ndërtosh vila.
Ngjela tha se këta të fundit po përpiqen të sfumojnë punën e SPAK, por shton se ka optimizmin se SHBA dhe BE do të kujdesen për atë që e krijuan vetë, implementimin e reformës në drejtësi.
Pyetje: Ka ligjshmëri kushtetuese dhe a duket si mbivendosje me SPKA dhe BKH?
Ngjela: Ka një mbivendosje dhe ka një nxitim. Në këto moment ferri i shqiptarëve janë politikanët e korruptuar, me vila, pallate, prona. Shqiptarët kanë pritur këtë, ky tjetri quhet kapital i paligjshëm. Shqipëria ka qenë një vend informal që është krijuar nga politika e korruptuar. Pse duhet të lësh politikën që është nën akuzë, për të goditur korrupsionin e lartë shtetëror dhe kryeministror. Merret me njeriun e thjeshtë, po ai është popull. Shqipëria shkatërrohet nga korrupsioni shtetëror, dhe po nuk u godit ky që është shumë i madh dhe i rrezikshëm duke filluar që nga kryeministri aktual dhe gjithë kryeministra e ministrat, do i shkohej deri në fuund. Por kam besim te drejtësia amerikane. SPAK është një institucion shumë i vogël, BKH nuk është ngritur ende, është krijuar një obsdruksion dhe nuk i shërben kohës. Shqiptarët po presin me entuziazëm aksionin e madh ndaj kryeministrave, ministrave.
Pyetje: Çfarë përfaqëson kjo?
Ngjela: Ka mbivendosje kompetencash për ministrin e Brendshëm që do të qeshi bota, bie ndesh me parimin kushtetues.
Pyetje: Pse kjo paketë Anti-KÇK nuk përfshin gjyqtarët dhe prokurorët siç u premtua?
Ngjela: Janë të trembur, i la jashtë se po të merreshin këta do të merreshin edhe politikanët. Korrupsioni qeveritar ka krijuar krimin e organizuar. Këta duan ta sfumojnë SPAK-un, për këtë do të shikojmë qëndrimin e politikës amerikane.
Pyetje: Çfarë prisni nga ambasadorja e re e SHBA, Yuri Kim?
Ngjela: Nuk mund ta luftojmë krimin pa ndihmën e tyre. Ambasadori Lu është betuar dy herë që do të politika amerikane do të vendosi drejtësi. Nëse nuk bën vettingun, kontrollin e politikanëve me procedurë ligjore, kot është kjo që ka ngritur Rama. Amerikanët nuk janë shprehur se nuk e kanë kuptuar, por kur ta kuptojnë do të flasin.
Pyetje: Yuri Kim ishte e pranishme në një aktivitet të MB, dhe duket sikur ka pranuar gjithçka që po ndodh?
Ngjela: Ajo ka folur për BKH jo për ligjin aktual. Ka lënë jashtë kontrollin e krimit shtetëror, fakti që e ka lënë jashtë e bën SPAK-un e sfumuar.
Pyetje: Nuk do të shohim në vijim hetim ndaj politikanëve, gjyqtarëve dhe Prokurorëve nga SPAK?
Ngjela: Ky vend do të marrë fund nëse ndodh kjo. Krimi i organizuar nuk ndahet nga korrupsioni, këta e ndanë.
Pyetje: Çfarë mekanizmash do të përdorin SHBA dhe si?
Ngjela: Siç morën Sali Berishën nga çadra dhe e futën në parlament, kur ushtrojnë forcë politike këta nuk e përballojnë sepse ajo ka dokumente.
Pyetje: Duke marrë parasysh situatën politike dhe qëndrimet e palëve, përveç ndërhyrjeve në drejtësi mund të ketë ndërhyrje edhe në politikë?
Ngjela: Ndërhyrje në politikë do të ketë sepse kanë pranuar të bëjë reformën në drejtësi. Korrupsioni shqiptar është lidhur me kundërshtarët e Amerikës, se këta janë lidhur me Moskën, Ankaranë, Beogradin. Ata po presin implementimin e reformës në drejtësi. KÇK e kishte për gjyqtarët, pse s’janë gjyqtarët? Pse ky kryeministër gënjen popullin e vet? Nuk mund të jesh kryeministër dhe të ndërtosh vila. Janë injorantë, i bënë, duhet t’ju merren. Kryeministrit shqiptar i lejohen dhuratë 200 euro në vit. Po bëjnë një sfumaturë, ka devijim politik për të ardhmen e Shqipërisë. Shqipëria shkatërrohet nëse katërshja e madhe politike nuk largohet nga skena bashkë me ato që u vijnë pas.
Pyetje: Po ne si shoqëri mund ta bëjmë këtë ndryshim?
Ngjela: Nuk e bëjmë dot se na mungon struktura shoqërore e protestës. E dyta njerëzit janë lodhur dhe zhgënjyer, e treta ne kemi kërkuar ndihmën e perëndimit sepse ne duam të hyjmë atje. Nëse nuk hyjmë në BE është një shkatërrim atëherë, lërë. Ata kanë vendosur kushte. Kemi një shans të mirë se në Kosovë u krijuar një qeveri anti-korrupsion, do të frymëzojë kjo në Shqipëri? Mbetet të shikohet hap pas hapi. Ndërhyrja e SHBA dhe BE ka ndodhur, hapat ligjor janë marrë, tani priten implementimet. Këta nuk po e lënë.
Pyetje: BKH mbetet sipas jush institucioni që do të bëjë ndryshimin?
Ngjela: Ai ka barrën e hetimit, pastaj ia kalon Prokurorisë së Posaçme. Nuk i ngjan OFL sepse kjo nuk ka institucione. Shqiptarët po kërkojnë eliminimin e korrupsionit të lartë shtetërorë, këto të tjerat ikin për një ditë, nëse nuk e fut hetimin tek ato që janë kapo, nuk ke bërë asgjë. Në këto momente po rëndohet aktiviteti i SPAK.
Pyetje: Si mund ti quajmë këto operacione që po zhvillohen së fundmi?
Ngjela: Aty kanë qenë pse nuk kanë shkuar më parë? Duan ti vënë zjarrin një pjese të reformës që të shpëtojnë pjesën tjetër. Shqiptarët duan të korruptuarit në burg, ç’punë kanë njerëzit me trafikantët. Ata i heq menjëherë, për 60 ditë, problemi është tek politikanët e korruptuar. E nisën për ata dhe e lanë për njeriun e thjeshtë të popullit i cili mund të ketë gabuar në një shtet pa ligje. Vazhdimisht është folur për korrupsionin por asnjëherë nuk janë marrë hapa ligjor. Unë mendoj se politika amerikane meqë e ka nisur dhe është betuar për hetimin e korrupsionit të lartë në Shqipëri do ta çojë deri në fund.