Ngjela: Shqiptarët kanë themeluar edhe Athinën, dhe sot këta autoktonë shqiptarë jetojnë në lagjen Plaka në Athinë

Nga Spartak Ngjela-

Kush mendon se politikën greke e kemi partnere miqësore si shtet fqinj, është ose naiv, ose është nga ata shqiptarë që ka mbi 100 vite që i blen Athina.

I.

Dhe këtu lind pyetja: përse ka armiqësi kaq të gjatë te politikës së Greqisë kundër Shqipërisë?

Është shumë e thjeshtl: grekët janë pushtues të territoreve shqiptare, dhe këtu fillon armiqësia.

Duhet të thuhet hapur se, në shtetin greko-etnik, autoktonë janë vetëm arvanitasit, domethënë shqiptarët. Ata, sot mendohet se janë rreth katër  milionë.

Por, në esencën e vet, arsyeja e vërtet e armiqësisë greke kundër shqiptarëve është masakra e madhe që ata kanë bërë kundër çamëve shqiptarë, kur pushtuan Çamërinë.

II.

Shqiptatët, si një fakt historik, janë pikërisht ata që kanë themeluar edhe Athinën, dhe sot këta autoktonë shqiptarë jetojnë në lagjen Plaka në Athinë.

Madje edhe revolucionin grek për pavarësinë e Greqisë, arvanitasit e kanë bërë, madje Kollokotroni, heroi dhe prijësi i atij revolucioni, mendoi se po çlironte Shqipërinë, por mbreti gjermane Otto, që e kishin caktuar fuqitë e madha si monarkun e parë të Greqisë, u tha shqiptarëve: “Jo, ju keni çliruar Greqinë!

Por deri në vitin 1831, askush nga ata luftëtarë shqiptarë, që çliruan Greqinë nga Perandiria Osmane, nuk e kishin dëgjuar ndonjëherë emrin Greqi.

Kjo është historia e vërtetë, dhe prandaj të gjithë shqiptarët duhet ta dinë se princat tanë të lavdishëm kanë qenë drejtuesit e parë të jetës shoqërore në Greqi.

Dhe arvanitasit, pas ardhjes në fron në Athinë të mbretit gjerman Oto, në vitin 1831, nuk janë lejuar që të kenë asnjë të drejtë për gjuhën e tyre shqipe .

III.

Frika kundrejt arvanitasve, ka qenë e në fakt frika dhe urrejtja e të gjithë të ardhurve në Gadishullin Ilirik.

Por sot dihet me fakte historike se:

Shqiptatët janë autoktonët e parë të  Gadushullit Ilirik, dhe vazhdimin klasik e kanë pasur shumë të fortë.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe me Serbinë. Por lufta e madhe patriotike për shqiptarinë që bëri UÇK për çlirimin e Kosovës, i mundi serbët, dhe krijoi shtetin e dytë shqiptar: Kosovën.

Por aktuale është se politika e qeverisë serbe nëpër zonat e territorit si shtet shqiptar, është më shumë e trembur, sesa e organizuar kundër botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Të gjithë kundërshtarët e shqiptarisë, serbët dhe grekët, sot janë mbledhur grusht që të luftojnë kundër Shqipërisë dhe Kosovës, sepse kanë frikën e Çamërisë shqiptare.

Por e kanë të kotë, sepse bota shqiptare në Gadishullin Ilirik do t’i marrë të gjitha të drejtat e etnisë shqiptare – territoriale.

SHKARKO APP