Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 22:01 Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit Hakan Calhanoglu u detyrua të dalë nga fusha në minutën e 30-të të ndeshjes Inter-Atalanta për shkak të një problemi muskulor. Interi rrezikon ta…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
Lajmet e fundit
Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ngjela: Veriu i Kosovës është domosdoshmëri jo vetëm për Kosovën por edhe për Shqipërinë

Forum E premte, 20 Tetor 2023 22:28
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Spartak Ngjela-

Veriu i Kosovës është domosdoshmëri jo vetëm për Kosovën por edhe për Shqipërinë.

Kryeministrat shqiptarë në Tiranë dhe në Prishtinë, para së gjithash, duhet të kuptojnë se Veriu i Kosovës është pika gjeografike dhe politike e Shqipërisë dhe Kosovës që po na provon gradualisht vazhdimësinë e progresit të botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor, vazhdimësi kjo që e ka marrë nismën e vet në vitin 1997 dhe po vijon.

Tani Veriu i Kosovës është i gjithë i Kosovës, dhe Serbia ndihet e mundur. Kosova në vitin 2008 shpalli pavarësinë…

I.

Shqiptarizimi i plotë i Veriut të Kosovës është një progres historik i rimarrjes shqiptare të të gjithë grabitjes që ka bërë Serbia në 150 vjet rresht.

Kjo është koha e shqiptarëve për të rivendosur historinë e tyre të shkelur nga serbët, grekët dhe  malazezët. Dhe koha po ecën në këtë drejtim

Duhet të kuptohemi se fenomenet e rimarrjes së territoreve të pushtuara që ka sjellë historia bashkë me pavarësinë e ish kolonive, janë të pakthyeshëm.

Edhe procesi i rimarrjes së territoreve shqiptare të pushtuara nga grekët, nga serbët dhe nga malazezët, i cili, pasi ka filluar në vitin 1997, ka sjellë pavarësinë e Kosovës në vitin 2008. Por tani kjo po sjell me vete edhe çlirimin e katër komunave shqiptare që kanë qenë të  pushtuara nga serbët në Veriun e Kosovës: Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Dhe ky proces është i pakthyeshëm.

II.

Pikërisht për këtë fakt, qëndrimi i vendosur i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, duhet të vijojë të jetë i pathyeshëm.

Deri tani Kurti ka treguar një qëndrim të lartë të forcës së tij patriotike dhe intelektuale,  por njëherësh edhe historike.

Qëndrimi i prerë i Albin Kurtit që ndërkohë e ka marrë Veriun e Kosovës, do të reflektojë kudo ku shqiptarët e pushtuar në 150 vite resht, do të rimarrin territoret e tyre për t’u bashkuar me Kosovën dhe me Shqipërinë.

Kjo është në thelb koha kombëtare e historisë së Shqipërisë sot. Dhe kjo kohë nuk do të mund të ndalet dot nga asnjë prej pushtuesve të territoreve shqiptare. Dhe në këtë kohë historike për shqiptarët, me i dobët është pushtuesi historik i Shqipërisë etnike: Serbia, që tani është e mundur nga shqiptarët në dy luftra: në vitin 1993 -1997 dhe në 24 shtator të vitit 2023…

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

III.

Kjo është arsyeja që Aleksandre Vuçiç dhkoi këto ditë në Moskë. Por u pa se doli i shfryrë dhe pesimist nga takimi me presidentin e Rusisë.

Mund t'ju interesojë

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

21 Nëntor 2026, 20:26
Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51
Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

20 Nëntor 2026, 17:56

Dhe kjo pritej.

Është me Rusinë, por nuk ka para. Presidenti i Rusisë Putin, nuk i dha asgjë. Indirekt duket se i ka thënë që “jam në krizë financiare “, sepse të gjithë qarqet financiare e njohin shumë mirë krizën e rëndë të  Rusisë në vitin 1998.

Kjo pritej, sepse do të ishte një nivel i ulët i të menduarit politik që të besoje se Rusia mund t’i hynte një lufte me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me Bashkimin Evropian. Se duhet theksuar që, në këtë kohë, vetë Rusia është nën bllokadë dhe në nevoja ta mëdha ekonomike.

Prandaj, kjo është arsyeja që Vuçiç ka ulur veshët.

Por tani, pikërisht për këtë, duhet që politika shqiptare e bashkuar Tiranë-Prishtinë të jetë shumë aktive dhe shumë e vëmendshme.

Kjo sepse, për faktin që Kosova tani e ka Veriun e saj të gjithë në administrimin e vet; dhe për faktin që, duke qenë në administrimin e saj, të gjithë kolonët serbë do të ikin nga të gjitha komunat e Veriut të Kosovës – Kurti duhet të jetë i vendosur dhe i drejtpërdrejtë në këtë politikë. Sepse frika e Beogradit është se serbët e katër komunave të Veriut të Kosovës, nën këtë regjim administrativ që vendosi Prishtina, do të kthehen andej nga kanë ardhur, domethënë në Serbi – dhe janë rreth 70 000 banorë…

Lufta që shpalli Serbia në 24 shtator dhe u mund, i jep mundësinë e artë qeverisë së Prishtinës që të rivendosë gjendjen e vërtetë historike shqiptare, në të katërta komunat e Veriut të Kosovës.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit
Para 22 minutash

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 32 minutash

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Atalanta-Inter: Sarri sfida Chivu, Carnesecchi i lënduar në nxehje
Para 1 ore

Atalanta-Inter: Sarri sfida Chivu, Carnesecchi i lënduar në nxehje

Milan Frosinone 5-1, kuqezinjtë rimarrin vendin e katërt
Para 1 ore

Milan Frosinone 5-1, kuqezinjtë rimarrin vendin e katërt

Më të lexuarat

1 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 10 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

2 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

3 Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj
Para 10 orësh

Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj

4 Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
Para 23 orësh

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.