Marrëdhëniet mes Athinës zyrtare dhe Tiranës janë të ngrira, por kryeministri Rama ka pritur sot delegacionin grek në një takim. Në disa foto që kreu i qeverisë ka ndarë në Facebook, Rama shihet në praninë e Ministrit të Jashtëm grek Giorgos Gerapetritis. Ky i fundit ndodhet në Tiranë në kuadër të samitit të ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor.
Athina zyrtare ka bërë thirrje që Beleri të lejohet të betohet, gjuha e tyre ka qenë e ashpër, ku shpesh herë kryeministri Rama është akuzuar se drejton institucionet e drejtësisë.
Qeveria shqiptare nga ana tjetër ka thënë se nuk ndërhyn në punët e gjyqësorit dhe se fjalën e fundit e jep vetëm drejtësia.

