Niko Peleshi: Fjalimet që formësuan shtetin dhe parlamentarizmin shqiptar rikthehen përmes IA

Kuvendi i Shqipërisë ka nisur sot një cikël të ri dhe të veçantë historiko-institucional, kushtuar fjalimeve që kanë formësuar shtetin dhe kulturën parlamentare shqiptare.

Kjo nismë është ndërmarrë nga Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, i cili theksoi rëndësinë e rikthimit të dokumenteve dhe fjalimeve themelore që kanë orientuar rrugëtimin e shtetit shqiptar për më shumë se një shekull.

Cikli hapet me rikthimin e Mbledhjes së Parë të datës 21 janar 1924, ku përmes Inteligjencës Artificiale, vjen sot me një qartësi zëri e figure Luigj Gurakuqi, një prej personaliteteve më të ndritura të kombit.

Në fjalën e tij, Gurakuqi artikulonte besimin se Shqipëria kishte dëshmuar aftësinë për t’u bashkuar dhe për të ndërtuar institucionet e veta, se shteti i ri kishte nevojë për themele të forta, ligje të drejta dhe përfaqësues me përgjegjësi, ndërsa rruga e kombit duhej të ishte ajo e maturisë, unitetit dhe qëllimeve të përbashkëta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, u shpreh se rikthimi i këtyre fjalimeve me mbështetjen e teknologjisë moderne është një mënyrë për t’i dhënë jetë kujtesës historike dhe për të krijuar një urë mes brezave që kanë ndërtuar dhe atyre që vazhdojnë të ndërtojnë shtetin shqiptar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Cikli “Fjalimet e Parlamentarizmit Shqiptar” do të vijojë me sjelljen e momenteve dhe zërave të tjerë që kanë shënuar rrugëtimin demokratik të vendit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?