FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Niko Peleshi “thumbon” LSI: PS nuk përdor taktika politike

Zëvendëskryeministri Niko Peleshi e ka cilësuar si të zakonshme mbledhjen e kryesisë së PS pasditen e së martës. Duke folur pas takimit në selinë rozë, Peleshi tha se partia e tij ka vetëm një qasje në koalicion. “Ne kemi vetëm qasje politike dhe jo taktike. Le ta dëgjojnë partitë aleate se strategjia jonë në realizimin e reformave nuk na lë kohë për taktika” – tha Peleshi referuar marrëdhënieve të fundit politike mes PS dhe LSI.

Sipas tij, PS i mirëkupton taktikat e partive aleate, por reformat janë më të rëndësishme. Ai tha se takimet e kryesisë do të jenë të shpeshta jo për shkak të marrëdhënieve brenda koalicionit, por sepse PS është vetëm pak muaj para zgjedhjeve. I pyetur sesi i komenton akuzat e Ylli Manjanint të një dite më parë, Niko Peleshi tha se ato vetëm sa justifikuan shkarkmin e ish-ministrit të Drejtësisë.

“Deklaratat vetëm sa shpjëguan arsyet se pse shkarkimi ishte i drejtë” – tha Peleshi. Mbledhja e Kryesisë së PS­-së është thirrur urgjentisht nga Kryeministri Edi Rama dhe u zhvillua në selinë rozë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo mbledhje vjen një ditë pas shkarkimit të Ylli Manjanit dhe deklaratave të deputetëve nga të dyja forcat  politike brenda mazhorancës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lexoni dhe:

Meta: Nëse PS merr vetëm 71 mandate me 19 qershor, LSI del direkt në opozitë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?