Nikoll Lesi: Nëse vula e PD-së i jepet Alibeajt, Shkodra mund të fitohet nga PS-ja

Botuesi i ”Koha Jonë”, Nikoll Lesi tha në studion e emisionit ”Kontrast” në ”Report TV” se gjykata e Apelit do t’i jepte përgjigjie jo më shpejt se pak ditë para se të përfundojë afati i regjistrimit në KQZ për zgjedhjet lokale të 14 Majit. Sipas tij, bëhet fjalë për një lojë të qeverisë dhe disa prej ndërkombëtarëve për të shkatërruar partinë Demokratike.

“Vendimi i gjykatës së Apelit do jepet në kufijtë e fundit të regjistrimit në KQZ. Do ia japin mbase 3 ditë para mbarimit të afatit. Vulën do e marrë Enkelejd Alibeaj. Kjo është lojë e ndërkombëtarëve dhe qeverisë për ta shkatërruar PD-në”,-tha Lesi.

Ndërkohë sa i takon Alibeajt, analisti u shpreh se ai nuk ka elektorat dhe shtoi më tutje se nëse ndodh që vula t’i jepet këtij të fundit, atëherë rrezikon që Partia Socialiste të fitojë për herë të parë bashkinë e Shkodrës që prej 32 vitesh njihet si bastion i PD-së.

“Alibeaj nuk ka elektorat, nuk ka logjikë të marrë ai vulën, për këtë punë nuk është. Po të jetë Alibeaj që ka vulën e PD-së, rrezikon që në 14 maj PS mund të marrë Shkodrën pas 32 viteve. Me një Benet Beci që ka shumë përkrahje dhe lëvizjen e Agron Çelës që ka shumë vota në Shkodër, rrezikon që PS të marrë Shkodrës”,-shtoi Lesi.

SHKARKO APP