Fillojnë shishet e molotovit (FOTO&VIDEO)
Turma është tani para kryeministrisë në bulevardin Dëshmorët e Kombit. Fillojnë shishet e molotovit mbi kryeministri, përleshja mes protestuesve dhe forcave të policisë. Kanë qenë deputetët e PD, të kryesuar nga Gazment Bardhi që kanë shtyrë në fillim kordonin e policisë, për t’u ndjekur më pas nga pjesëmarrësit e tjerë.
Më pas në drejtim të godinës së kryeministrisë, protestuesit kanë hedhur molotov dhe sende të tjera shpërthyese. Policia ndërkohë ka përdorur topat me ujë për të shpërndarë protestuesit.
Ata mbajnë pankarta në duar me mesazhe, ndërsa forca të shumta të policisë janë dislokuar në institucione shtetërore për mbrojtjen e tyre dhe në gatishmëri për të ndërhyrë në raste tensioni.
Gazetari Redjon Shtylla sjell pamje ekskluzive nga protesta.