Presidenti Ilir Meta: Informacion sekret, më 8 qershor do të digjej Parlamenti

Për më shumë se dy orë, Presidenti Ilir Meta ishte para komisionit hetimor që është ngritur posaçërisht për shkarkimin e tij. Meta ishte i përpiktë me orarin e vendosur nga Kuvendi, duke shkuar aty para orës 10:00. Ka qenë Ulsi Manja, kryetari i këtij komisioni ai që hapi mbledhjen, ndërsa në unanimitet u ra dakord dhe rendi i ditës. Manja sqaroi edhe planin që do të ndjekë ky komision.

Kreu i Shtetit, Ilir Meta e ka nisur fjalën e tij në Komisionin Hetimor të ngritur për shkarkimin e tij, me argumentimin se përse pranoi të merrte pjesë pa hezitim, pas thirrjes që iu bë nga komisioni.

“Gjykova tepër të arsyeshme dhe të domosdoshme që të jem këtu, sepse kam bindje të plotë që çdo politikan, aq më tepër kryetari i shtetit duhet të tregojë respekt ndaj institucioneve dhe të japë shembullin e bashkëpunimit por së dyti e jam i bindur që pavarësisht se Kuvendi e ka bërë gjykimin para e të nisë hetimin, përmes rezolutës, në interes edhe të transparencës edhe të ndriçimit të cështjeve që kanë të bëjnë me vendimmarrjen për të dhënë të dhëna të tjera që mendoj se u shërbejnë të gjithëve për tu qartësuar më shumë”- tha Meta.

Presidenti ka theksuar gjatë fjalës së tij, se “Duke nxjerrë dekret ka mbrojtur të drejtën e zgjedhjes së qytetarëve shqiptarë dhe ka shmangur një proces jo demokratik të votimit me një kandidat. Kjo ishte sa i takon të drejtës së zgjedhjes, nëse e ka respektuar, mbrojtur, apo e ka cenuar apo dëmtuar të drejtën e zgjedhjes së shqiptarëve”.

Ndër të tjera Presidenti Meta ndeklaroi se nga institucione dhe burime zyrtare, kishte inofmracione se me datë 8 qershor 2019 do të digjej parlamenti. Kreu i shtetit tha se nëse deputetët do të kërkonin më shumë të dhëna për burimin e informacionit do të duhej të respektonin procedurën e sekretit shtetëror. Ndaj nisur edhe nga ky fakt presidenti tha se nxora një ditë më parë lajmërimin për shfuqizimin e zgjedhjeve me 30 qershor.

“Në 7 qershor para se Presidenti të bënte publik vendimin për shfuqizimin e datës 30 qershor, ka marrë një informacion që është sekret, mbase mund të njiheni dhe ju pas verifikimit të certifikatave të sigurisë. Persona të caktuar do të shfrytëzonin mitingun e opozitës edhe për djegien e kuvendit të Shqipërisë. Ky ishte informacion i ri por i besueshëm. Në protestat e mëparshme, ngjarjet para kuvendit si rezultat që kemi për shumë policë të plagosur dhe duke e kombinuar këtë informacion me të gjitha rrethanat e brendshme dhe ndërkombëtare, presidenti s’mund të lejonte një rashtag të ri në Shqipëri, një ngjarje që do të prodhonte jo vetëm plagosje por pasoja për shkatërrim të imazhit të vendit tonë. Me ekipin e sigurisë kombëtare dhe nga burimet e tjera që kemi patur gjykuam se ishte momenti i duhur për të parandaluar një ngjarje me pasoja të mëdha. Duhet të bëja gjithçka që në 8 qershor të evitohej një ngjarje e tillë”-deklaroi Presidenti Meta.

Lexoni edhe

Presidenti, leksion kushtetues dhe parlamentarizmi deputetëve

Presidenti i Republikës ndodhet para Komisioinit Hetimor për shkarkimin e tij duke ju përgjigjur pyetjeve të deputetëve të PS dhe të së ashtuquajturës opozitë.

Ajo që bie në sy në pyetjet e deputetëve është se shumica e tyre nuk i referohen ligjeve, por qëndrimeve politike të njohur të PS dhe kryeministrit kundër kreut të shtetit.

Socialistët kanë të njëjtat qëndrime si ato të Edi Ramës, ndërsa deputetët e rinj të vetquajtur opozitarë veç orientimit politik shumë afër PS, në pyetjet e tyre tregojnë se nuk njohin as ligjet dhe as Kushtetutën. Pyetjet e tyre janë më shumë të karakterit personal dhe pa ju referuar asnjë neni apo dispozite kushtetuese.

Pyetje pa sens juridik bënë dhe ekspertët e njohur të ligjeve si Vasilika Hysi dhe Adonr Shameti. Edhe pse janë ligjvënës me përvojë të gjatë në procedurat parlamentare, qëndrimet e tyre më shumë se të juristëve ngjajnë ma ato të militantëve të PS.

Një pyetje idiote ishte ajo e një deputeti të ri të parlamentit, Halit Valteri i cili para marrjes së mandatit s’ka bërë asnjë pune tjetër në jetë.

Pyetjes së tij dhe deputetëve të tjerë, Presidenti ju përgjigj se duhet edhe përvoja për një parlamentarizëm për të marrë vendime që lidhen me zbatimin e Kushtetutës.

Lidhur me këtë, Presidenti Ilir Meta ka nxjerrë një foto të vjetër, të 30 viteve më parë, ku shfaqeshin studentët e dhjetorit, duke i kërkuar Ramiz Alisë mbajtjen e zgjedhjeve të lira.

Në foto shfaqej dhe vetë Meta, i cili tha se e ndjente veten me fat që ishte pjesë e kësaj ngjarje historike. Dhe për këtë shkak tha presidenti, do të ishte e tepërt që ti kërkoje atij rikthimin e zgjedhjeve ‘’si  njëherë dhe një kohë”. “Është e tepërt që ti kërkosh një studenti të dhjetorit që të krijosh precedent të ri, të zgjedhjeve pa kandidat”, u shpreh Meta.

SHKARKO APP