FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Nis mosbindja civile në Kavajë? Ja çfarë bëjnë gjimnazistët (FOTO)

Zgjedhjet e pjesshme lokale në Kavajë, mbahen këtë të dielë më 7 Maj. Thirrja e PD-së, është për mosbindje civile, pasi për PD zgjedhjet me një kandidat dhe me skenar krimi nuk mund të ketë.

Mesa duket mesazhi i kreut të PD-së, Lulzim Basha ka nisur që ditën e sotme. Përmes disa fotove të postuara në rrjetin social facebook, ish-kryeministri Sali Berisha, tregon sipas tij atë që po bëjnë gjimnazistët në Kavajë, duke i cilësuar ata si guximtarë për daljen e tyre kundër zgjedhjeve.

Në foto dallohet sesi gjimnazistët i kanë vënë drynin gjimnazit “Aleksandër Moisiu” dhe me pankarta në duar, bëjë thirrje për mos nënshtrim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër sot në orën 18:30, PD ka thirrur mbledhjen urgjente të grupit parlamentar, ku me shumë gjasa do të flitet edhe mbi protestën e 7 majit.

Swiss Digital Mobile Reklama

STATUSI I PLOTE I BERISHES:

Gjimnazistet guximtare te Kavajes i vene drynin gjimnazit Aleksander Moisiu,
bojkotojne mesimin dhe protestojne me moton: “Ne nuk nenshtrohemi! Largohuni Ju!” sb

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?