Turistët e huaj ikin të lemerisur nga tymi i gomave të djegura para Bashkisë
Protesta e 10-të para Bashkisë së Tiranës e organizuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe opozita është tensionuar nga molotovi dhe përplasjet mes policisë dhe protestuesve.
Aktori Neritan Liçaj ka folur në protestën përpara Bashkisë së Tiranës, ku po protestuestohet për aferën 5D.
Liçaj theksoi se qeveria po shkatërron kombin. Ai bëri pyetjen se çfarë iu kanë bërë shqiptarët që qeveria e vet i urren kaq shumë. Sipas Liçajt, në Shqipëri ata që punojnë e jetojnë ndershmërisht janë të zhytur në varfëri.
Ndërkohë ka tension mes palëve. Turistët që ishin në sheshin Skënderbej ikën nga molotovi, të lemerisur. Protestuesit ndezën me zjarr goma makinash duke krijuar një re smogu e tymi të madh në shesh dhe në Bulevard.
Më poshtë janë fotot e siguruara nga gazetari i Koha Jone, Daniel Muçaku gjatë protestës së opozitës.
Foto: Daniel Muçaku (KOHA JONE)
Foto nga mediat e tjera