Nis seanca e jashtëzakonshme për Vetingun. Mediu: Do votoni diçka që nuk e keni lexuar

Parlamenti ka nisur seancën e posaçme plenare për ligjin e vettingut.  Seanca nisi me fjalën e kreut të Partisë Republikane, Fatmir Mediu, i cili e cilësoi si thelbësor konsensusin për miratimin e ligjit të vettingut.

Ai tha se ligji aktual kalon kompetencat tek institucionet që kontrollohen nga Kryeministri. Mediu tha se mazhoranca do e votojë këtë projekt, por shtoi se shumica e deputetëve as e kishin lexuar dhe as e kuptonin.

“Me 22 korrik me konsensus ne votuam dhe duartrokitëm ndryshimet kushtetuese. Ne si opozitë ishim të vetëdijshëm që nuk ishte dëshira juaj të kishim konsensus, sepse ajo që ju kërkuat ishte një pazar. Më me rëndësi se ndryshimet kushtetuese janë ligjet miratimi i ligjeve që e shoqërojnë dhe sidomos implementimi i tyre. Konsensusi ka qenë dhe ngelet rruga më e mirë për një kuptim të përbashkët për një reformë thelbësore në drejtësi dhe për të bërë të mundur që ligjet të implementohen. Sot më shumë se të votojmë një ligj duhet të shtrojmë pyetjen nëse kemi proçes normal parlamentar apo të manipuluar politikisht. Sot për interesa politike kërkohet të miratohet një ligj që shoqërohet dhe me ligje të njëjta të së njëjtës frymë duke shkelur Kushtetutën dhe frymën e konsensusit”,- tha Mediu.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?