Nis sot samiti i Diasporës, mbi 1 mijë përfaqësues nga 40 vende të botës

Nis sot punimet samiti i Diasporës, ku në orën 10:45, në Ministrinë e Punëve te Jashtme, do të çelet ekspozita “Dokumente mbi Shqipërinë dhe shqiptarët e Diasporës” e arvanitasit Panagiotis Koliomichalis.

Pas ceremonisë se çeljes së ekspozitës do të zhvillohen punimet e panelit me temë: “Përfaqësitë Diplomatike dhe Diaspora: drejt një bashkëveprimi më efikas dhe modern”. Pjesë e panelit janë:

Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministria i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës Enver Hoxhaj.

Nderkohë që

Samiti ka mbledhur në Tiranë afro 1 mijë përfaqësues nga gati 40 shtete të botës.

Mbrëmë u organizua një pritje nga kryeministri Edi Rama, me praninë edhe të Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi. Në pritje nuk morën pjesë presidenti shqiptar Bujar Nishani dhe as kreu i opozitës Lulzim Basha, ndonëse sipas organizatorëve ata kishin patur ftesë për të qenë në ceremoninë e organizuar në Pallatin e Brigatave.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?