Nis vizita e kryetarit të Komunës së Prishtinës në Tiranë, Rama dhe Veliaj ndjekin një shfaqje në Teatër

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka nisur dje vizitën e tij zyrtare dyditore në Tiranë. Së bashku me kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, Përparim Rama dhe delegacionin që e shoqëron në këtë vizitë të parë në kryeqytetin shqiptar ishin në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” për premierën e suksesshme “Unë, Mephisto”, sjellë me mjeshtëri nga trupa e përbashkët e aktorëve nga Tirana dhe Prishtina, me pjesëmarrjen e jashtëzakonshme të Ema Andreas, Ilire Vincas, Ermir Jonka, Rafael Hoxhaj, etj..

“Sa bukur që nisëm vizitën zyrtare të Përparim Ramës në qytetin e Tiranës me një vepër teatrale si “Mephisto”, kaq të arrirë, nga një trupë e aktorëve të Tiranës e Prishtinës me rastin e EYC2022. Bravo Ema Andrea, Ilire Vinca e të rinjtë e talentuar! Mrekulli ky bashkëpunim”,shkruan ditën e sotme kryebashkiaku Veliaj.

Vizita e kryetarit të ri të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama do të vijojë ditën e sotme me një pritje zyrtare në zyrën e tij nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?